Një shpërthim me tritol ka ndodhur pak kohë pas mesnate në qytetin e Vlorës.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit, ndërkohë burime bëjnë me dije se tritoli ishte vendosur pranë një banese, në lagjen “28 Nëntori”.
Nga shpërthimi i fuqishëm nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ndërsa menjëherë pas shpërthimit policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku është bërë rrethimi i zonës për hetime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.03.2019, në lagjen “Rilindja” Vlorë ka ndodhur një shpërthim dyshohet me lëndë eksplozive në oborrin e shtetasit F.O.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme të vogla materiale.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.