Fax News ka mësuar të tjera detaje nga vdékja e një të riu në Vlorë i cili u pérplas nga një skrep. Djali që u shtyp nga skrepi ishte minoren, Jaup Begotaraj 17-vjec . Sipas pólicisë dyshohet se ka shkuar të takojë shokun (përkatësisht shoferin që e shtypi).
Por mbetet ende e dyshimtë për shkak të rrethanava në të cilat ka ndodhur ngjarja. Burime bëjnë me dije se 17-vjeçari punonte në njërin nga mjetet që janë gjetur në vendngjarje. Edhe në momentin që ka ndodhur aksídenti kanë qenë të ndezur të dyja makinat. Ç’ka shton dyshimet se 17-vjeçari punonte aty.
Pra, për rrjedhojë, ka dyshime që minoreni ka qenë në punë në momentin e aksídentit ndërkohë që diçka e tillë duke marrë në konsideratë moshën e tij, hap një tjetër vend për hétim ndaj pronarëve për të cilët punonte.
Të njëjtat burime konfirmojnë se firma është private, dhe se i mituri po punonte për hapjen e një parkimi privat. Problemi qëndron se pólicia thotë që kishte shkuar të takonte shokun, dhe se nuk ishte i punësuar.
Ndërsa në vendngjarje, njerëz që e njihnin i thanë Fax News që ai punonte aty. Ndërkohë një tjetër argument bindës është se të dyja mjetet në vendngjarje janë ngjetur të ndezur dhe se pranë tyre ishte vetëm trupi i pajetë dhe drejtuesi i mjetit që ka shkaktuar incídentin e réndë.
Incídenti ka ndodhur në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, pranë Kalasë, një mjet vinç duke kryer punime pastrime territori në këtë zonë, ka aksidentuar të riun.
“Rreth orës 16:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, pranë Kalasë, një mjet vinç duke kryer punime pastrime territori në këtë zonë, ka aksidentuar një shtetas ende të paindentifikuar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin B.Ç., 29 vjeç, banues në Librazhd, i cili po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave”, njoftonte Policia por pa dhënë emrin as moshën e të miturit, ndërsa burime nga blutë raportuan më herët se ishte 25-vjeç.
(F.GJ/FAXWEB.AL)