Policia ka kryer arrestimin në flagrancë të dy shtetasve për trafikim të mjeteve motorike dhe kontarabanë me mallara të tjerë. Ata janë: Sotiraq Dimo, 33 vjeç, banues në Pojan, Fier dhe Ahmet Bonjaku, 26 vjeç, banues në Pojan, Fier.
Nga kontrolli i ushtruar në PKK Porti Vlorë, këtyre shtetasve u janë konstatuar në mjetin tip ”Peugeot”, me të cilin udhëtonin disa mallra dhe sende të pa deklaruara në doganë, konkretisht: një motomjet (motorr), i cili rezulton i vjedhur në qytetin Vaxjo,Suedi, tre motorra mjetesh lundruese si dhe sende të tjera.
Mjetet dhe sendet e konstatuara janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale ”Trafikim i mjeteve motorike” dhe ”Kontrabanda me mallra të tjerë”, të parashikuara nga neni 141/1 dhe 174 të Kodit Penal. (B.H/Faxweb)