Një person është vrarë me çifte në fshatin Selenicë të Vlorës. Fax News raporton se është vrarë kryetari i njësisë administrative në fshatin Kotë, shtetasi Fatmir Hodo.
Fatmir Hodo, ish-kryetar i komunës Kotë, administrator i kësaj njësie, është rreth 64 vjeç dhe është i krahut të Partisë Demokratike. Në krye të njësisë administrative është që nga viti 2015.
Burime bëjnë me dije se autori mund të jetë banor i kësaj zone dhe dyshimet janë për konflikt pronash.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pasdrekën e sotme në fshatin Kotë në Selenicë, dhe policia është nisur për në vendngjarje.
(M.Q/Faxweb)