Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar një mesazh urimi të veçnatë për qytetin bregdetar të Vlorës, ku ai është zgjedhur deputet, ndërsa poston këtë vargje:
“Vlorën vetëm Vlorën
thelb e kam në zemër
Ditën e kam dritë,
natën e kam endërr?”.
Ky urim vjen pasi studentët e Vlorës, e kryqëzuan kryeministrin për ligjin e arsimit të lartë, tarifën e studimeve dhe situatën në të cilën ndodhet vendi. Një student nga Vlora e krahasoi kryeministrin Rama me “gogolin” ku tha se tani fëmijët nuk flasin më për “gogolin” por përa Ramën.
Postimi i plotë:
Nje urim i posaçëm për të gjitha familjet e Vlorës, pa dallim, gjyshërit, gjyshet, prindërit e fëmijët e Vlorës, nga bregu i detit deri thellë në malet e Labërisë, vendi ku kaloja verën si fëmijë e ku kam sot nderin e madh të shërbej edhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë?
Qoftë një vit i mbarë e me shëndet e me të mira për të gjithë ju, krejt pavarësisht bindjeve e simpative tuaja politike dhe me vargjet e mahnitshme për Vlorën, brendashkruar zemrës suaj:
Vlorën vetëm Vlorën
thelb e kam në zemër
Ditën e kam dritë,
natën e kam endërr?
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post