18:15 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VOA: Inceneratori i Elbasanit, burg për Kokën, i pafajshëm Bllako

18:30 | 05/10/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
VOA: Inceneratori i Elbasanit, burg për Kokën, i pafajshëm Bllako

Lefter Koka

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi sot me burgim ish ministrin e Mjedisit lefter Koka, ndërsa shpalli të pafajshëm ish deputetin socialist Alqi Bllako, në procesin për rastin e inceneratorit të Elbasanit. Të gjithë personat e pandehur përfituan ulje më një të tretën për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Për ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka, dënimi përfundimtar ishte me 5 vjet e 8 muaj burgim, pasi ra akuza për shpërdorim detyre. Ai u gjet fajtor vetëm për korrupsion dhe pastrim parashë, ndërsa iu hoq e drejta e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5 vjeçare. Gjykata vendosi të lirojë nga sekuestro disa pasuri të zotit Koka duke e mbajtur këtë masë vetëm për një prej pronave të tij, një kantinë vere.

Gjykata rrëzoi akuzën e shpërdorimit të detyrës për ish-deputetin socialist Alqi Bllako, i cili sipas prokurorisë kishte mbajtur lidhje direkte me sipërmarrësit e përfshirë në kontratën për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, duke i informuar ata në vazhdimësi për ecurinë e procesit. Prokuroria e posaçme kishte kërkuar për të dënimin me 2 vjet e 8 muaj burgim, por gjykata vendosi ta shpallë atë të pafajshëm. Zoti Bllako megjithatë nuk do të mund të dalë nga burgu, pasi ai u dënua javën e shkuar për rastin e inceneratorit të Fierit.

Dënimet më të larta u dhanë për dy nga sipërmarrësit e përfshirë në garën dhe ndërtimin e inceneratorit, Mirel Mërtirin, i konsideruar nga prokuroria si pronari i vërtetë i shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k, e cila fitoi koncensionin, dhe Klodian Zoton, ortak i vetëm dhe administrator i “Integrated Technology Services” sh.p.k, shoqëria që mori përsipër ndërtimin. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi përfundimtar për ta, u reduktua nga 10 vjet, në 6 vite e 8 muaj burg.

Dy sipërmarrësit akuzohen për korrupsion në bashkëpunim dhe pastrim parash. E njejta akuzë mbeti në fuqi dhe për bashkëpunëtoren e tyre Stela Gugallja, ortake e vetme dhe administrator e “Albtek Energy”. Por dënimi prej 7 vitesh burg për të, u konvertua në 4 vite e 8 muaj burg. Gugallja, Mërtiri dhe Zoto janë shpallur në kërkim.

Për ish zyrtarët e tjerë, anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave, u dhanë dënime më të lehta që shkojnë nga 1 vit e 4 muaj deri në 2 vjet e 8 muaj burgim. Në këtë proces nuk u përfshi, anëtarja tjetër e Komisionit Etleva Kondi, e cila ka refuzuar gjykimin e shkurtuar.

Vendimi i sotëm, është i dyti, pas rastit të Fierit, që gjykata jep për hetimet ndaj kontratave për inceneratorët, të konsideruara si ndër aferat më të mëdha korruptive. Prokuroria e Posaçme ndërkohë po vijon hetimet dhe për rastin e Tiranës, i vënën në sekuestro dy muaj më parë./ VOA

Etiketa: Alqi Bllakoinceneratori i ElbasanitLefter Kokavoa
Pas

Maja më e lartë e Alpeve, Mont Blanc, humbi më shumë se dy metra në dy vjet

Para

BSH: Çmimet e banesave u rritën edhe me 11.6% në 6 mujorin e parë të vitit, bien blerjet nga jorezidentët

Para
BSH: Çmimet e banesave u rritën edhe me 11.6% në 6 mujorin e parë të vitit, bien blerjet nga jorezidentët

BSH: Çmimet e banesave u rritën edhe me 11.6% në 6 mujorin e parë të vitit, bien blerjet nga jorezidentët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kapet në Londër nga Interpol Tirana, shqiptari akuzohet se porositi vrasjen te Leart Haxhiu

Studenti kinez që drogoi dhe përdhunoi 10 gra në Londër e Kinë, dënohet me burg përjetë

Vendim i ri: Ministria e Financave zyrtarizohet si përfaqësuese e shtetit në Bankën e Zhvillimit

Irani arreston 24 të dyshuar si spiunë të Izraelit mes tensioneve në rritje

Trump kritikon kryetarin e FED: “Jerome Powell është një fatkeqësi për ekonominë”

Avokati i Metës, Kujtim Cakrani: Është në paraburgim në shkelje të procedurës, hetimet nisën që në 2016, Meta u trajtua si nën regjimin Ayatollah-ut

Presidenti i Republikës së Italisë dekoron me titullin “Kalorës i Urdhrit të Yllit të Italisë”, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale dhe Drejtorin e Drejtorisë së Antiterrorit

Presidenti Begaj në vizitë zyrtare në Kalabri për të forcuar lidhjet me komunitetet arbëreshe

BE ndan 17 milionë euro për të mbajtur infermierët brenda Unionit

Netanyahu: Me ndihmën e SHBA, fushata mund të rrëzojë regjimin iranian por nuk është aq e thjeshtë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.