08:52 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VOA: Konferenca ndërfetare mbi nevojën e dialogut dhe harmonisë

21:03 | 07/12/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
VOA: Konferenca ndërfetare mbi nevojën e dialogut dhe harmonisë

Duke vlerësuar traditën e pasur në fushën e tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare, përfaqësuesi i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Genti Kruja, theksoi gjatë konferencës ndërfetare “Hapat drejt dialogut dhe harmonisë ndërfetare”, zhvilluar sot në Shkodër, nevojën e vazhdimit të kësaj tradite, sidomos nga brezat e rinj.

“Bashkëjetesa ndërfetare në Shqipëri është një realitet që faktikisht vjen nga shekujt, nga historia, nuk është diçka e re. Ne po mundohemi që, nëpërmjet edukimit dhe arsimimit, ta promovojmë këtë tek brezat e rinj duke i njohur me shembujt më të mirë të të parëve tanë në Shqipëri, të cilët na lanë këtë trashëgimi kaq të çmuar për vendin tonë”, tha ai.

Për kryetarin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra, feja e vërtetë i bashkon njerëzit dhe është e hapur ndaj dialogut, ndërsa ekstremizmi fetar mund të sjellë vetëm ndarje.

“Feja e vërtetë në Zotin vazhdon të jetë e hapur ndaj dialogut. Nëse drejtësia mungon nuk mund të ketë një harmoni të vërtetë, sepse ata që vuajnë padrejtësinë do të jenë gjithmonë të pakënaqur”, tha ai.

Tradita e bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare, theksoi kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, është një nevojë e brendshme e shqiptarëve.

“Shqipëria e ka jetike ruajtjen e kësaj trashëgimie të mrekullueshme ndër shekuj. Ndaj dhe flasim e dialogojmë bashkë, sepse ne besojmë se dallimet, diversiteti, na forcojnë më shumë. Dallimet na bëjnë më të qëndrueshëm”, th zoti Spahiu.

Në konferencë folën edhe përfaqësuesit e komuniteteve të tjera fetare. Konferenca e sotme, kushtuar nevojës së dialogut dhe harmonisë ndërfetare, u organizua nga Qendra rinore “Arka” në Shkodër./ VOA

Pas

Partizani barazon me Teutën e vendit të fundit, Keko sërish deçiziv për të kuqtë

Para

Pushteti/”Parlamenti po kalon një situatë jo normale”, Kristaq Kume: Deputetët nuk po kryejnë detyrën

Para
Pushteti/”Parlamenti po kalon një situatë jo normale”, Kristaq Kume: Deputetët nuk po kryejnë detyrën

Pushteti/"Parlamenti po kalon një situatë jo normale", Kristaq Kume: Deputetët nuk po kryejnë detyrën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Elon Musk njofton krijimin e një partie politike të re, “Partia Amerikane”

Përmbytjet në Teksas: 51 të vdekur dhe mbi 850 të shpëtuar

Rrëzohet aeroplani i vogël në Austri, së paku 4 të vdekur

Parashikimi i motit për sot, 6 korrik 2025

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.