19:13 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VOA: Malësi e Madhe, emigrantët mbështesin vendlindjen

19:33 | 09/10/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
VOA: Malësi e Madhe, emigrantët mbështesin vendlindjen

Malësi e Madhe

Në Hot të Malësisë së Madhe u përurua memoriali kushtuar figurave të shquara kombëtare, mes të cilëve Fishta dhe Çun Mula si dhe një rrugë e re, financuar këto nga emigrantët e zonës, që jetojnë e punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me kontriburin e tyre në Hot po restaurohet, për të kthyer në muze, edhe kulla e prijësit popullor, Çun Mula. Pas rrëzimit të komunizmit, emigrantët nga Malësia e Madhe që jetojnë në SHBA, kanë kontribuar në vendlindje për përmirësimin e infrastrukturës publike dhe ruajtjen e vlerave të traditës.

Memoriali është vendosur në ballinën e kishës së vjetër që po rindërtohet dhe i kushtohet Dedë Gjo Lulit, Marash Ucit, Mul Deli Bajraktarit, Fishtës, At Benedikt Pemës dhe At Erazmo Balneos. Dom Ardian Arra thotë se, memoriali bashkë me restaurimin e kuvendit të vjetër françeskan dhe rrugën e re janë financuar nga emigrantët hotjanë, që jetojnë e punojnë në Shtetet e Bashkuara te Amerikës.

“Bëhet fjalë për një kishë rreth 400 vjeçare, e cila ka qenë kisha e parë në të gjithë Shqipërinë që është mbyllur prej komunizmit dy vjet para se të mbyllen të gjitha kishat e tjera. Atëherë kishte mbetë si rrënojë, por me kontributin e emigrantëve hotjanë dhe dëshirën e tyre kemi bërë të mundur, jo me ndërtu një kishë siç ka qenë atëherë, por kemi bërë këtë memorial për me kujtu e rikujtu këtë vend”.

Për studiuesin shqiptaro-amerikan Lulash Palushaj, autor i disa monografive kushtuar historisë së Malësisë së Madhe, memoriali është dëshmi e kujdesit të malësorëve dhe emigrantëve për vendlindjen dhe ruajtjen e traditave të shquara kombëtare.

“Financiarisht ata gjithmonë kontribuojnë dhe është për t’i nderu çdo herë, si për këtë monument, por edhe për ato evenimente shqiptare si për kulturë, ndërtim, etj. U qoftë nderi për çka kanë kontribu për vendlindjen”.

Pjesëmarrës në ceremoninë e zhvilluar në Brigje Hot, Çun Lajçi thotë se Malësia e Madhe të befason me figurat e shquara kombëtare dhe traditat e pasura jo vetëm kulturore, por edhe atdhetare.

Arjan Bajraktari është nismëtar i fushatës për restaurimin e kullës së Çun Mulës, prijësit të Hotit, i nderuar me medaljen “Nderi i Kombit”, i cili, pas vendimeve të Kongresit të Berlinit(1878) për dorëzimin e trojeve shqiptare, iu bashkua Lidhjes së Prizrenit. Edhe për restaurimin e kësaj kulle, që gjendet në qendër të Hotit, po kontribuojnë financiarisht shqiptarët e Amerikës.

“Shqiptarët dhe diaspora e shqiptarëve në Amerikë kanë kontribuar jo vetëm për të gjithë Hotin, por edhe për rinovimin e kullës së Çun Mulës, e cila po shkon drejt përfundimit të punimeve të saj dhe shpresojmë që vitin tjetër të bëjmë inaugurimin duke u përpjekë që ta kthejmë në muze”.

Gjatë periudhës së diktaturës nga Malësia e Madhe u larguan drejt Amerikës si emigrantë politikë një numër mjaft i madh i malësorëve. Me rrëzimin e komunizmit, pas vitit 1990, ata investuan në përmirësimin e infrastrukturës së shkatërruar, ndërtimin shkollave, kishave, rrugëve, ujësjellësve, por edhe restaurimin e monumenteve të historisë së vendlindjes./ VOA

Pas

Operacioni “Flakë në det”, përgjimet e telefonatave ‘tradhëtuan’ shefin e Komisariatit të Kurbinit

Para

Turqia kryen sulme vdekjeprurëse në verilindje të Sirisë

Para
Turqia kryen sulme vdekjeprurëse në verilindje të Sirisë

Turqia kryen sulme vdekjeprurëse në verilindje të Sirisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

Rama pret kryeministrin e Finlandës: Diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe sfidat e përbashkëta europiane

Sulmi i ri i Trump ndaj Europës: Pa SHBA-në, do të flisnit gjermanisht dhe japonisht!

E trishtë/ Mjeku pediatër i QSUT ndërron jetë në krye të detyrës

‘Tim, ti je miku im, të kam trajtuar shumë mirë’, Trump i vendos kufij Apple: Ju toleruam Kinën, por jo Indinë

Fitorja e thellë e PS në Fier, Balluku ia dedikon kandidatëve: Ceno Klosi kryeson me mbi 16 mijë vota. U përfaqësuam nga njerëz që janë lindur e rritur këtu!

Tensionet në Kashar, kush janë personat me të kaluar penale që futën në kaos KZAZ 30

Tentoi të kalonte kufirin nga Mali i Zi në Shqipëri me 940 mijë euro, kapet shqiptari

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA: Marrëveshje për të përmirësuar sigurinë dhe mbrojtjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.