17:47 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

VOA: Ngërçi për kreun e ardhshëm të Dhomës së Përfaqësuesve

20:22 | 14/10/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
VOA: Ngërçi për kreun e ardhshëm të Dhomës së Përfaqësuesve

Republikanët zgjodhën të premten ligjvënësin konservator Jim Jordan, si kandidat për postin kryetarin e ri të Dhomës së Përfaqësuesve. Siç na njeh materiali në vazhdim, që të zgjidhet në këtë post nga të gjithë anëtarët e Dhomës, zotit Jordan i duhet një mbështetje shumë më e gjerë nga ajo që i bëri të mundur emërimin nga kolegët e tij republikanë me 124 vota pro dhe 81 kundër.

 

Dhoma e Përfaqësuesve vazhdon të jetë në ngërç. Ajo nuk mund të miratojë legjislacion për të dërguar ndihma për Izraelin apo Ukrainën, deri në një votim të plotë javën e ardhshme për të vendosur nëse republikani Jim Jordan do të marrë postin e kryetarit.

“Mendoj se mund ta unifikoj partinë. Mund t’i tregoj vendit se çfarë po bëjmë dhe pse ka rëndësi për ta”, tha ligjvënësi Jim Jordan.

Republikanët votuan 124-81 në favor të zotit Jordan, duke i dhënë atij shansin për të bindur të 217 anëtarët republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve që ta votojnë atë në postin e kryetarit.

“Problemi është se ajo që kënaq njërin, nuk e kënaq tjetrin, dhe premtimet e bëra për njërën palë mund të shqetësojnë palën tjetër brenda partisë. Prandaj kemi gjithmonë një hapësirë shumë të ngushtë veprimi për zgjedhjen e kryetarit edhe pse tashmë kemi një kryetar të shkarkuar nga posti”, thotë për Zërin e Amerikës Casey Burgat, me Universitetin George Washington.

Në mandatin e tij të nëntë, ligjvënësi Jim Jordan njihet për hetimet ndaj administratës së Presidentit Biden. Ai fitoi mbështetjen e zotit Kevin McCarthy, i cili u shkarkua nga posti i kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve përmes një votimi historik.

“Mendoj se Jim Jordan mund të bëjë një punë të shkëlqyer”, u shpreh zoti McCarthy para votimit të së premtes.

Udhëheqësi i pakicës demokrate, Hakeem Jeffries, pritet të fitojë mbështetjen e të 212 demokratëve kur vendimi të hidhet për një votim të plotë në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Republikanët kanë zgjedhur një kandidat për postin e kryetarit, i cili gjatë 16 viteve në këtë Kongres nuk ka miratuar asnjë projektligj të vetëm, sepse fokusi i tij nuk ka qenë tek populli amerikan. Ai ka qenë i përqendruar tek mashtrimet, teoritë konspirative dhe nxitja e ndarjes mes popullit amerikan”, tha demokrati Hakeem Jeffries.

Disa demokratë kanë sugjeruar një marrëveshje për ndarjen e pushtetit me qëllim sigurimin e 217 votave të nevojshme për zgjedhjen e kryetarit.

Republikanët po shqyrtojnë gjithashtu dhënien e më shumë kompetencave kryetarit të përkohshëm të Dhomës së Përfaqësuesve, Patrick McHenry, për të miratuar legjislacione për një periudhë disa javore.

“Me një shumicë prej 218 votash mund të bëjnë pothuajse gjithçka, përfshirë ndryshimin e rregullave për të krijuar një precedent të ri. Pra, nëse ata duan t’i japin atij më shumë kompetenca, kryetarit në detyrë, ata mund ta bëjnë këtë”, thotë Casey Burgat, me Universitetin George Washington.

Dhoma e Përfaqësuesve pritet të mblidhet të hënën për një votim të plotë./ VOA

Pas

Parku Ekologjik i Durrësit në finalen e çmimit botëror të arkitekturës, Rama i jep jehonë lajmit: Vizioni fitues i Rilindjes Urbane

Para

Skandali i basteve në Itali, Pirlo: E trishtë t’i shohësh këto djem në këto situata. Titulli? Milan, Inter dhe Juve deri në fund

Para
Skandali i basteve në Itali, Pirlo: E trishtë t’i shohësh këto djem në këto situata. Titulli? Milan, Inter dhe Juve deri në fund

Skandali i basteve në Itali, Pirlo: E trishtë t'i shohësh këto djem në këto situata. Titulli? Milan, Inter dhe Juve deri në fund

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

Kryeprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës ishte mashtrim

16 vatra zjarri në 24 orë, 4 vijojnë të jenë aktive

Rinumërimi në Durrës/ Kandidati i PD akuzon KAS: Do ta vazhdoj betejën, edhe pse kjo do zemërojë kolegët

Protestë kundër turizmit masiv në Mexico City përshkallëzohet në dhunë

Kryetari i bashkisë Vlorë, “Zgjohet” pas ulërimave të Ramës, nis të lirojë hapësirat e zaptuara

Qytetarët vazhdojnë të mashtrohen nga mesazhet e marra nga posta shqiptare

Ministri Malaj: Turizmi një sektor kyç për zhvillimin ekonomik, objektiv kryesor procesimi i shpejtë i udhëtarëve dhe biznesit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.