22:29 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VOA: Shkodra zona më përhapjen më të gjërë të kultivimit të bimëve narkotike

19:01 | 08/10/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
VOA: Shkodra zona më përhapjen më të gjërë të kultivimit të bimëve narkotike

Alpet e Shqipërisë, me bukuritë natyrore, po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë të aventurës, por edhe trafikantë dhe kultivues të bimëve narkotike. Për vetë terrenin malor, vështirësitë e infrastrukturës rrugore, shpopullimit, por edhe vështirësive të kontrollit të territorit nga ana e vendorëve dhe policisë, Alpet janë shndërruar në një terren të favorshëm për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa. Vetëm gjatë 5 muajve të fundit, përmes operacionit “Alpe të Pastra”, zhvilluar në 18 faza me përfshirjen e qindra forcave dhe mjeteve të policisë, janë zbuluar 132 raste kultivimi dhe asgjësuar më shumë se 76 mijë bimë narkotike, arrestuar 9 autorë të dyshuar për kultivimin e tyre, si dhe shpallur në kërkim 11 shtetas të tjerë.

Zona më e prekur nga kultivimi i bimëve narkotike është ajo e Dukagjinit, me fshatrat e njësive administrative Shalë, Shosh e Pult, ku ky fenomen po rrit edhe përmasat e kriminalitetit. Në këtë zonë, që nga fundi i qershorit, janë vrarë tre persona dhe plagosur një tjetër, krime këto të dyshuara se lidhen me fenomenin e kultivimit te bimëve narkotike.

Në të gjithë Qarkun e Shkodrës, ku përfshihen 5 bashki, deri tani janë zbuluar dhe asgjësuar 197 mijë bimë dhe fidanë cannabisi, sasi kjo që është sa rreth 62 përqind e bimëve narkotike të asgjësuara këtë vit në gjithë territorin e vendit. Kjo e bën Qarkun e Shkodrës zonën më problematike përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike.

Sipas të dhënave zyrtare nga policia e shtetit, deri në fillim të muajit shtator, në Shqipëri ishin zbuluar dhe asgjësuar gati 290 mijë bimë dhe fidanë të bimëve narkotike si dhe ishin arrestuar 111 kultivues të tyre. Por burime vendore pohojnë se sasia e bimëve narkotike, kultivuar këtë vit në territorin e vendit, është shumë më e madhe se ajo që ka zbuluar deri tani policia./ VOA

Pas

Kurti: Investimet në armatim janë rritur për 191 për qind

Para

“Lufta e vërtetë bëhet në Washington mes liberalëve dhe konservatorëve, Goxhaj analizon shpërthimet e konflikteve: Bëhen për të penguar avancimin e Trump

Para
“Lufta e vërtetë bëhet në Washington mes liberalëve dhe konservatorëve, Goxhaj analizon shpërthimet e konflikteve: Bëhen për të penguar avancimin e Trump

"Lufta e vërtetë bëhet në Washington mes liberalëve dhe konservatorëve, Goxhaj analizon shpërthimet e konflikteve: Bëhen për të penguar avancimin e Trump

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të hënën takimi me Netanyahun, Trump: Jam i vendosur për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Paralajmëron Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë puna e radhës

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin që tentoi ta grabiste! Policia dyshon në 3 persona sipas pistës së hetimit

Putin me Macron: Konflikti ukrainas pasojë e politikave të vendeve perëndimore

E rëndë në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Nga miti të kërcënimi, narrativa nacionaliste serbe, e gjallë në zemër të Kosovës

Shtohen urgjencat kardiake/ I nxehti përkeqëson problemet e zemrës, mjekët: Kujdes në orët e pikut

Nis kufizimi, jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i BSH, 85% për kredinë në lekë, 75% në valutë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.