04:16 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VOA shkruan për Xhafajn: Ikën nga kabineti Rama një nga politikanët kryesorë të PS-së

10:04 | 27/10/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
VOA shkruan për Xhafajn: Ikën nga kabineti Rama një nga politikanët kryesorë të PS-së

Ministri i punëve të brendshme, Fatmir Xhafaj, dha sot dorëheqjen nga detyra, ndërsa kryeministri Rama e plotësoi kabinetin me këshilltarin e tij të sigurisë, Sandër Lleshi.

Në njoftimin e tij në rrjetet sociale, zoti Rama e falenderoi ish- ministrin Xhafaj “për kontributin e çmuar”, ndërsa tani që “traseja është e shtruar”, “duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate”.

Zoti Xhafaj është një nga politikanët kryesorë të Partisë Socialiste, deputet e ministër në disa mandate, si dhe kryetar i komisionit parlamentar të reformës gjyqësore.

Krahas vetingut në drejtësi, ai ideoi dhe procesin e vetingut në radhët e policisë, ndërsa drejtoi për shumë muaj operacionin “Forca e Ligjit”.

Gjatë mandatit të tij si ministër i punëve të brendshme, zoti Xhafaj u kritikua nga opozita për shkak të dënimit, që kishte marrë në Itali vëllai i tij Agron Xhafaj.

Ndërsa ky i fundit iu dorëzua drejtësisë italiane dhe ministri vazhdoi punën me disa operacione të tjera kundër kriminalitetit, kryeministri pranoi sot dorëheqjen e tij.

Opozita ka kërkuar edhe largimin e kryeministrit Rama për shkak të lidhjeve që ai mban, sipas saj, me njerëz të botës së krimit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shkroi në rrjetet sociale se “Fatmir Xhafa ishte i vetmi ministër të brendshëm në Europë me vëllain trafikant droge”, dhe se largimi i tij “është një hap i rëndësishëm në betejën tonë për të pastruar politikën nga krimi’.

“Largimi i tij është vetëm fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin” – tha zoti Basha.

Akuza të ngjashme partia demokratike pati hedhur edhe ndaj ish ministrit të punëve të brendshme Saimir Tahiri, familjarët e të cilit akuzohen nga drejtësia italiane për trafikim të lëndëve narkotike. VOA

Pas

Aksidentohet rëndë kryebashkiaku i Këlcyrës, në makinë dhe kryetari i PS-së

Para

Berisha ‘zbulon’ prapaskenat: Rama bëri ‘’kurban” Xhafajn për të shpëtuar…

Para
Pas fejesës së Shkëlzenit, tjetër festë në familjen Berisha. Ish-kryeministri feston ditëlindjen

Berisha ‘zbulon’ prapaskenat: Rama bëri ‘’kurban” Xhafajn për të shpëtuar…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.