12:12 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VOA: Shqipëri, SPAK nis procedurat pas kallzimit për hetimin e 21 janarit

17:47 | 25/01/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
VOA: Shqipëri, SPAK nis procedurat pas kallzimit për hetimin e 21 janarit

Në Tiranë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i bëri sot të ditur “Zërit të Amerikës” se kallzimi i ardhur më 23 janar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në lidhje me ngjarjet e 21 janarit të vitit 2011, i është nënshtruar shortit për vazhdimin e procedurave të mëtejshme.

Hetimet e reja të SPAK-ut mbi protestën e 12 viteve më parë, ku humbën jetën 4 protestues dhe u plagosën shumë të tjerë, janë bazuar në disa komunikime në radiot e drejtuesve të Gardës së Republikës, të bëra publike nga gazetari Artan Hoxha.

Në kallzimin e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja në SPAK kërkohet të hetohen roli i ish kryeministrit Sali Berisha; ish ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish komandantit të Gardës së Republikës, Andrea Prendi; si dhe gjithë zinxhirit tjetër të Gardës së Republikës për 21 janarin.

Po sot, oficerët e policisë gjyqësore të sektorit të vrasjeve në kryeqytet, shkuan për të kërkuar të dhëna të reja në banesën e familjarëve të Aleks Nikës, që ishte njëri nga 4 të vrarët gjatë protestës së 21 janarit të 12 vjetëve më parë.

Xhaxhai i tij, Mark Nika, u ka bërë me dije mediave se zotëron audio-regjistrimet e gazetarit Artan Hoxha, ku dëgjohen komunikime me radio të komandantëve të Gardës së Republikës më 21 janar, kur ishin përballë protestuesve.

Por zoti Nika nuk pranoi t’ia japë audio-regjistrimet policisë gjyqësore, duke u shprehur se familja ka besim vetëm tek SPAK-u dhe se do t’ia dorëzojë ato vetëm këtij institucioni.

Jo zyrtarisht mësohet se zoti Nika ka zhvilluar një takim me drejtuesin e SPAK-ut.

Prokuroria e Tiranës nga ana e saj, njoftoi disa ditë më parë se edhe ajo po kryente verifikime të audio-regjistrimit.

Në vitin 2020 prokuroria i kishte pezulluar hetimet për 21 janarin, pasi nuk kishte arritur të identifikonte autorët e dy prej vrasjeve, por më 2021 i rihapi ato dhe aktualisht ka nisur verifikimin e dhënave të publikuara nga audio-regjistrimi.

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se 21 janari ishte një përpjekje për grusht shteti dhe marrje të pushtetit me dhunë nga socialistët dhe se të dhënat e reja janë të manipuluara.

Mijëra protestues iu bashkuan demonstratës së thirrur nga Partia Socialiste më 21 janar 2011, pas njoftimeve për korrupsion të qeverisë Berisha në disa afera, që u shfaqën në një video regjistrim të ish ministrit të ndjerë Dritan Prifti, ku shfaqej me një bllok shënimesh ish zëvendës kryeministri Ilir Meta./VOA

Pas

Shkallë e lartë vdekjesh mes të burgosurve rusë të rekrutuar nga grupi mercenar Wagner

Para

“Po, kam takuar zyrtarë të FBI”, Rama: Do e bëja sa herë të më jepej mundësia, jam ngopur me histori të tilla

Para
“Po, kam takuar zyrtarë të FBI”, Rama: Do e bëja sa herë të më jepej mundësia, jam ngopur me histori të tilla

"Po, kam takuar zyrtarë të FBI", Rama: Do e bëja sa herë të më jepej mundësia, jam ngopur me histori të tilla

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bie qeveria holandeze, kreu i partisë së krahut të djathtë largohet nga koalicioni

Shqipëri-Serbi, numri i lartë i kërkesave, shtyhet shorti për biletat

Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, reagon MAS: Nuk cënon procesin e Maturës Shtetërore

Gjilan/ Arrestohen 15 persona për mashtrim kibernetik dhe keqpërdorim të kartelave bankare

SPAK dhe autoritetet finlandeze operacion kundër trafikut të drogës, goditen disa grupe kriminale

Armë të trafikuara nga Kosova dhe për qëllime kriminale! Detaje nga operacioni “Procedimi” në Fier

Tragjike/ Hyri për t’u larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

Trafik armësh dhe prodhim e shitje droge/ Arrestohen 4 persona në Fier, ushtrohen 13 kontrolle në banesa, automjete

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, ja çfarë ka ndodhur

Matura Shtetërore, sot testimi i gjuhës së huaj për rreth 27 mijë nxënës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.