11:46 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VODAFONE, EAGLE dhe TELECOM, a po mashtrojnë qytetarët shqiptarë me ofertat (DETAJET)

12:28 | 03/04/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
VODAFONE, EAGLE dhe TELECOM, a po mashtrojnë qytetarët shqiptarë me ofertat (DETAJET)

Në ka një shpenzim të përhershëm në familjet shqiptare apo buxhetet personale është pikërisht ai për blerjen e paketës së telefonisë celulare. Por çfarë po ndodh me këto paketa në Shqipëri?!

”Shuplaka” hulumtoi në disa prej dyqaneve të tri kompanive ”Vodafone”, ”Eagle Mobile” dhe ”T-Mobile”(Telecom) dhe ajo që zbuloi, gërshetuar edhe me rrëfimet e vetë konsumatorëve, është me të vërtetë shqetësuese.

Të trija këto kompani nuk tregohen të vërteta me qytetarët, duke u shitur paketë, që nuk zgjasin më shumë se 28 ditë, por që konsumatorët i blejnë si mujore.

Nga ana tjetër luhet me sasinë e internetit që serviret. Nga 3 gigabyte, sasia zvogëlohet krejt papritur në 500 megabyte (kjo në varësi të ofertave).  Për një konsumator që ka zgjedhur të komunikojë me ”Vodafone”, ”Eagle” apo ”T-Mobile” vërtet që është shqetësuese, pasi dy ditë më pak komunikim dhe internet i kushtojnë.

”Di të them që kur shkova të rimbush telefonin te ”Vodafone”, oferta 800 lekësh me 3GB ishte bërë me 500 MB, dhe çmimi ishte i njëjtë. E njëjta gjë ndodh edhe në kompanitë e tjera pasi kanë bërë marrëveshje.

Dhe kur do të ndryshosh numrin, jo vetëm që nuk të lënë por të merr ”Vodafone” dhe të bën ofertë, të thotë ”Mos ik nga ne se të ofrojmë ofertë për një vit me gjysmë çmimi. Ulja e ditëve është bërë para disa kohësh. Kur kemi pyetur kompanitë  thonë që është rregull në gjithë Evropën. Por problemi qëndron se te ne nuk reflektohet në çmim, pasi ti ke paguar për 30 ditë dhe jo 28”, tregon një konsumatore për ”Shuplaka”-n.

Një tjetër konsumator tregon se po kështu ndodh edhe në 2 kompanitë te të cilat është klient, ”Eagle Mobile” dhe ”T-Mobile”.

”Kështu ndodh edhe në këto dy kompani. 28 ditë e kanë ofertën. Nuk e di pse nuk i kontrollon kush”, tregon qytetari i revoltuar.

Rrëfimet janë të pafundme dhe vërtetësia e tyre konstatohet me mesazhet që dërgojnë kompanitë në telefonat e tyre përgjatë rimbushjes, nëpër të cilat duket qartë se afati i ofertës është 28 ditë. Ajo që ndodh te këto kompani, nuk ndodh te ”Plus Communication”, që vazhdon t’i ketë paketat 31 ditë. 

Nuk dihet pse autoritetet nuk kanë kryer kontroll mbi këto kompani për shërbimin që u ofrojnë qytetarëve, por ”Shuplaka” do t’i shkojë deri në fund investigimit duke pyetur përfaqësues të kompanive dhe autoriteteve.

Pse kompanitë celulare nuk tregohen transparente me qytetarët? Çfarë bëjnë autoritetet shtetërore që kanë detyrimin t’i kontrollojnë? Dhe pse kompanitë që shesin këto oferta te konsumatorët përdorin cilësimin ”mujore” gjatë dhënies së shërbimit, kur e vërteta është krejt ndryshe. /SHUPLAKA

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1491″ exclusions=”7170″ sortorder=”7170,7182,7184,7183,7171,7172,7173,7174,7175,7176,7177,7178,7179,7180,7181″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: eagleplus communicationT-Mobiletelecomvodafone
Pas

Me dy fjalë për gazetarët Basha jep mendimin për darkën: Peshku është qelbur nga koka me kohë

Para

Droga në Mat, Berisha: Policia nuk e shkatërroi, por e depozitoi në tunelet e ushtrisë për tra trafikuar ditë e natë

Para
“Rama shkarkoi 4 ministrat që t’u mbyllë gojën për dosjet…”

Droga në Mat, Berisha: Policia nuk e shkatërroi, por e depozitoi në tunelet e ushtrisë për tra trafikuar ditë e natë

Discussion about this post

 



Të Fundit

52 Vatra zjarri në 24 orët e fundit, dy ende aktive, katër në monitorim

I pandehur për tenderin 2.3 mln euro, Jonaid Myzyraj merret sërish në pyetje nga SPAK

Masakra në Manhattan me 5 viktima, dëshmitarët tregojnë momentet e tmerrit: Dritaret shpërthyen, u kthye gjithçka në një skenë kaosi

Efektivi u filmua duke pirë kokainë, reagon Policia e Shtetit: E kemi përjashtuar

Aksident i rëndë në aksin Fier–Roskovec, dy të plagosur

Stabilizohet situata nga zjarret në Vlorë: Të gjitha vatrat nën kontroll

Irani paralajmëron SHBA-të dhe Izraelin, ministri i Jashtëm iranian: Nëse sulmohemi sërish, do të përgjigjemi më me vendosmëri

Delvinë/Po ndërtonin pa leje një impiant gazi (TEC), në pronë publike, arrestohen 2 inxhinierë, shpallen në kërkim pronari dhe administratori i kompanisë

Hollanda shpall non grata dy ministra të qeverisë izraelite, ministri i jashtëm holandez i bën thirrje Izraelit të përmbushë detyrimet humanitare

Ministri Gonxhja: Ekspozitë unike me ikonat shqiptare në Francë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.