Dy shtetas janë arrestuar në Fier pas vjedhjes së shumave të konsiderueshme parash në 3 dyqane gjatë dy ditëve të fundit.
Shërbimet e Policisë së Fierit, pas kallëzimeve të qytetarëve të prekur, kanë identifikuar dhe vënë në pranga autorët, A. B., 38 vjeç dhe B. B., 35 vjeç, të dy me precedentë për krime të ngjashme.
Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera të mundshme të kryera nga këta shtetas. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Gjatë 2 ditëve të fundit, vodhën shuma parash, në 3 dyqane në Fier, identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas.
Dy shtetasit, me precedent për këtë krim.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të 3 qytetarëve, për vjedhje në bizneset e tyre, në lagje të ndryshme të qytetit të Fierit, më datë 12.03.2025 dhe më datë 11.03.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë mundësuar identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve të dyshuar të këtyre rasteve.
Konkretisht, janë vënë në pranga, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, shtetasit A. B., 38 vjeç dhe B. B., 35 vjeç, të dy banues në Fier. Gjithashtu, vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.