02:24 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vodhën banesën e studentëve nën kërcënimin e thikës, bien në pranga 2 persona

14:30 | 25/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Korçë, grabitja me armë e pikës së transfertave të parave, zbulohet shuma që mori autori

foto ilustruese

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë sepse akuzohen për vjedhje të banesës së 3 studentëve në Durrës. Sipas njoftimit të Policisë së Durrësit, shtetasit që janë arrestuar kanë kërcënuar me thikë 3 studentë për t’u grabitur shtëpinë.

Ata kanë arritur të marrin 800 euro, por pas njoftimit të policisë, është bërë i mundur ndalimi i tyre.Forcat e policisë kanë sekuestruar si prova materiale 4 telefona, një sasi parash dhe dy çanta dore.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Vodhën nën kërcënimin e thikës në banesën e tre studentëve, por falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, njërit prej studentëve dhe banorëve të zonës kapet gjatë ndjekjes njëri nga autorët, ndërsa autori tjetër ka mundur të largohet, por është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Në një banesë në lagjen nr. 15, Durrës, në të cilën banonin me qira tre studentë, rreth orës 04:00 të mëngjesit kanë hyrë dy persona dhe nën kërcënimin e një thike u kanë marrë 800 euro.

Njëri prej studentëve ka njoftuar Policinë dhe është vënë në ndjekje të autorit. Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, dhe ndihmës së banorëve të zonës është bërë e mundur kapja në flagrancë e njërit prej autorëve, konkretisht S. A., 22 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal në fushën e vjedhjes.

Si rezultat i veprimeve të para të kryera nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë i mundur identifikimi i autorit tjetër S. A., banues në Vlorë dhe vijon puna për kapjen e tij. Autorët e dyshuar kishin disa ditë që jetonin me qira në një nga hyrjet e pallatit ku jetonin edhe tre studentët.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 telefona , dy çanta dore dhe një sasi parash. Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e personit të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: durreskercenimin e thikesprangavjedhje
Pas

KÇK-ja e Ramës, Kryemadhi: Polici politike, strukturë paralele ndaj SPAK dhe BKH për të prishur hetimet

Para

“Rama të mos merret me thashetheme, por ti drejtohet Prokurorisë për prokurorët”, Pano Soko flet për paketën ‘AntiKÇK’

Para
“Rama të mos merret me thashetheme, por ti drejtohet Prokurorisë për prokurorët”, Pano Soko flet për paketën ‘AntiKÇK’

"Rama të mos merret me thashetheme, por ti drejtohet Prokurorisë për prokurorët", Pano Soko flet për paketën 'AntiKÇK'

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 424/449 kuti në Vlorë, PS kryeson me 8 mandate, PD 4. Lapaj në lojë për një mandat

Mallakastër/Socialistët festojnë me fishekzjarrë fitoren e thellë në zgjedhje

Pogradeci mbyll numërimin, Partia Socialiste fiton edhe këtë bashki

VIDEO/Mbyllet me brohorima numërimi në Mallakastër, PS fiton bindshëm me 9,000 vota

Mirditë/PD fiton me rezultat të thellë, mban bastionin në veri

Numërohen 183 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Numërohen 383/587 kuti në Fier! PS kryeson me mbi 37 mijë vota më shumë, forcon mandatin e 12-të

Numërohen 318/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të, socialistët kryesojnë me mbi 11 mijë vota

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit!

Mbyllet edhe një tjetër bashki, PD fiton me mbi 1400 vota në Mirditë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.