Tre persona, roje të një Shoqërie Private të Ruajtjes e Sigurisë Fizike kanë përfunduar në pranga të policisë për shkak se kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur karburant në mjetet e gazsjellësit TAP në Korçë.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve : • Marinel Demçe, 33 vjeç, banues në Shtyllë-Korçë, • Semi Llomi, 23 vjeç, banues në Dvoran-Korçë, • Armand Bregu, 30 vjeç, banues në Dvoran-Korçë, të tre me detyrë punonjës pranë një Shoqërie Private të Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike (neni 135 i Kodit Penal).
Pasi këta shtetas në kohë të ndryshme, kanë abuzuar me detyrën duke vjedhur sasi të konsiderushme karburanti (naftë) nga depozitat e mjeteve të tonazhit të rëndë në pronësi të një firme të kontaktuar nga gazsjellësi TAP, e cila kryente punime në zonën e fshatit Shtyllë dhe Vithkuq. Sasia e vjedhur e karburantit iu shitej më pas, personave të tjerë prej tyre. Në kuadër të këtij operacioni filloi gjithashtu procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj shtetasit : • E.Z, 25 vjeç, banues në Korçë (neni 287/b i Kodit Penal) person i cili duke qenë në dijeni ka marrë prej shtetasve të mësipërm, në vazhdimësi sasinë e karburantit të vjedhur, duke i’a u shitur atë personave të tretë me qëllim përfitimi.
Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua një mjet fuoristradë tip “Mitsubishi” si edhe një sasi prej 360 litra naftë, e ndarë në 18 bidona plastikë. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale” parashikuar nga neni 135 e 287/b të Kodit Penal. (B.H/Shuplaka)