Dy fëmijë të mitur kanë vjedhur mbrëmjen e kaluar kasafortën e xhamisë së qytetit të Burrelit.
Objekti i kultit i cili ndodhet në parkun “Mbretëresha Geraldinë”, ka rënë pre e vjedhjes së të miturve të cilët pak orë më parë kishin hyrë me preteksin për tu falur.
Ata kanë pritur sa të largohen të gjithë besimtarët dhe më pas me anë të një objekti metalik kanë thyer derën e brendshme të xhamisë dhe kanë vjedhur kasafortën që besimtarët hidhnin para për bamirësi.
Ata e kanë zhvendosur kasafortën pak metra më larg dhe e kanë hapur me forcë duke marrë shumën e parave.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e policisë së komisariatit Mat kanë nisur hetimet.
Pas hapjes së kamerave të sigurisë e cila ndodhej sipër arkës së bamirësisë, është bërë e mundur identifikimi i të miturve dhe pas shoqërimit, kanë treguar vendin ku kishin fshehur kasafortën dhe shumën e parave.
Discussion about this post