Dy adoleshentë janë arrestuar në flagrancë nga blutë e Himarës pasi vodhën marketin në pronësi të shtetasiT me inicialet V.L., në këtë qytet.
Sipas njoftimit të policisë, dy adoleshentët janë A.O, dhe R.B (15 dhe 18 vjeç) banues në Librazhd, dhe pas kontrolleve fizike, në çantën e njërit prej tyre është gjetur e fshehur edhe një sasi lënde narkotike e dyshuar si canabis sativa.
Ndërkohë një tjetër person është arrestuar në Sarandë pasi gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi, iu sekuestruan 7 doza lëndë naekotike e dyshuar si canabis sattiva.
19-vjeçari me inicialet Ll.I., banues në Sarandë akuzohet për veprat penale “Vjedhje në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi i Policisë:
Policia arreston në flagrancë 2 persona në Himarë dhe 1 tjetër në Sarandë për vjedhje dhe për posedim të lëndëve narkotike.
Himarë, Policia arreston në flagrancë shtetasit A.O dhe R.B (15 dhe 18 vjeç) banues në Librazhd.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga policia duke vjedhur marketin e shtetasit V.L në Himarë.
Pas kontrollit fizik, në çantën e shtetasit A.O, shërbimet i gjetën të fshehur 3 doza lëndë narkotike të dyshuar si cannabis sattiva.
Sarandë, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Ll.I., 19 vjeç, banues në Sarandë.
Policia bëri kapjen dhe arrestimi i tij pasi gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi, iu sekuestruan 7 doza lëndë naekotike e dyshuar si cannabis sattiva.
Materialet iu referuan Prokurorive përkatëse për veprat penale “Vjedhje në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
(F.GJ/FAXWEGB.AL)