Pas vjedhjes së një banese me dhunë në fshatin Greshicë të Mallakastrës, mbrëmjen e kësaj të premte, policia ka pas hetimeve ka bërë të mundur edhe arrestimin e dy prej autorëve të ngjarjes.
Personat në bashkëpunim me një të tretë kanë vjedhur me dhunë nën këcënimin e armëve banesën e Përparim Merdani, banues në Greshicë.
Policia ka arrestuar shtetasit Klejdi Saliaj, 21 vjeç dhe Arber Muçaj, 22 vjeç, të dy banues në Panahor. Të dy këta shtetas kanë qene të dënuar edhe më parë për vjedhje me armë në Greqi. Po ashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkëpuntorit tjetër, shtetasit M.H.
Operacioni ishte një bashkëpunim i Specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier.
Tre persona hynë të maskuar në një banesë në fshatin Greshicë, ku nën kërcënimin e armëve të ftohta kishin dhunuar familjarët dhe i kishin marrë një sasi prej 2 milion lekësh të vjetra. Pas hetimeve, tre shtetasit do të përballen me veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.
Njoftimi i plotë i policisë:
Policia zbardh në kohë rekord ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 22 Mars në fshatin Greshicë të Mallakastrës ku u vodh me dhunë një banesë.
Ndalohen 2 autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë, shpallet në kërkim bashkëpuntori tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, pas marrjes së njofitmit se në një banesë në fshatin Greshicë kishin hyrë të maskuar 3 persona ku nën kërcënimin e armëve të ftohta kishin dhunuar familjarët dhe i kishin marrë një sasi lekësh, u ngrit grupi hetimor i cili bëri të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe ndalimin në kohë rekord të autorëve të dyshuar.
Pas një pune hetimore të mirëorganizuar, u bë ndalimi i shtetasve:
K.S, 21 vjeç, banues në Panahor.
A.M, 22 vjeç, banues në Panahor (të dy të dënuar më parë për vjedhje me armë në Greqi.)
Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkëpuntorit tjetër, shtetasit M.H.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në ngarkim të këtyre tre shtetasve për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.