Policia e Gramshit ka arrestuar 3 të rinj të akuzuar për vjedhje në bashkëpunim me njëri-tjetrin në banesa.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, thuhet se nga operacioni policor i koduar “THREE” ranë në pranga Sokol Miraka, Lorenc Miraka dhe Kristjan Miraka, që dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në dy banesa, në Gramsh.
Njoftimi i policise:
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Gramsh, operacioni policor i koduar “THREE”.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vodhën një shumë parash dhe sende me vlerë në dy banesa, vihen në pranga 3 shtetas.
Sekuestrohen sendet e vjedhura.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “THREE”.
Si rezultat i të cilit, u vunë në pranga shtetasit:
S. M., 23 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, L. M., 22 vjeç (vëllezër), dhe K. M., 23 vjeç (i afërm i dy vëllezërve), për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Nga veprimet hetimore dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta 3 shtetas, më datë 20.02.2025 dhe 28.02.2025, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende të ndryshme me vlerë në banesat e shtetaseve Sh. B. dhe V. H..
Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan sendet e vjedhura.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas në vende të ndryshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.