Kreu i LIBRA-s Ben Blushi, më herët publikoi një video ku votat e partive të vogla i kalonin partive kryesore. Tani ai ka publikuar emrat e komisionerëve të përfshirë në këtë çështje.
“EMRAT E ATYRE QË VODHËN VOTAT.NJËRI PUNON NË MINISTRINË E MBROJTJES
Ergys Hila shef finance ne Ministrinë e Mbrojtjes është njëri nga katër numëruesit që ka vjedhur votat në kutitë 1939 dhe 1944/2 në Tiranë. Natyrisht i ka hiper kalit te Rilindjes dhe atë që bën me votat bën dhe me paratë e shtetit.Tre të tjeret janë Mirand Seferi i PD dhe Florian Shkreta e Elona Filolli.
Këta të katër siç provohet nga pamjet filmike te KQZ i kanë vjedhur vetëm LIBRA 18 vota ne dy kuti. Do i padis bashkarisht.”, shkruan Blushi.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2378″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]Pak më herët, Blushi tha se votat e LIBRA-së nuk janë numëruar si duhet dhe se në fund është manipuluar me to.
“JA PROVA SI U VODHËN VOTAT. DY KUTI NË TIRANË 18 VOTA. SIPAS KQZ ZERO.
Më poshtë po postoj nje pjesë të raportit që disa dhjetëra vajza dhe djem LIBRA, kanë bërë pas monitorimit të disa kutive në Tiranë, ndërsa ka publikuar edhe një video.
Nga numerimi i votave në pamjet filmike të marra zyrtarisht nga KQZ rezulton se vetëm në dy kuti në njësinë 8 në qytetin e Tiranës,LIBRA ka patur 9 vota tek seicila prej tyre, të cilat janë bërë zero ne fund të numërimit. Ka qindra raste si këto te cilat do tja coj KQZ dhe natyrisht Gjykatës.
Do padis personalisht cdo komisioner që ka vjedhur votat duke ia dhënë sipas marreveshjes Rilindjes dhe Republikës së Re.A e imagjinoni dot si mund të zhduken 18 vota në vetem dy kuti në Tiranë?Po në gjithë Shqipërinë?Duke zbardhur kutitë natyrisht zbardhet dhe marrveshja.Numrat e kutive apo QV respektivisht janë 19 39 ZAZ 38 dhe 19 44/2 ZAZ 38.”, shkruante Blushi.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2379″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]