Agron Rehfeldt, u arrestua ditwn e djeshme nga Policia shqiptare në pikën e kalimit kufitar të Morinës. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, për veprën penale “Grabitje me armë”.
Gjatë verifikimit u zbulua se ai ishte në kërkim pasi Interpol Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, për vjedhjen e kryer në vitin 2011.Sipas raportimeve mediatike, mësohet se ngjarja për të cilën 51-vjeçari me banim në Prishtinë u arrestua nga autoritetet shqiptare me qëllim ekstradimi, ka ndodhur me datë 05.07.2011, pas mesnatës.
Rehfeldt ishte mes autorëve që kanë grabitur një bizhuteri. Sendet e grabitura, rreth 2 kg flori, i kishin groposur në një vend tjetër, e pastaj kanë ikur në Kosovë.
Pas 10 vitesh kërkimi nga Dubai, u bë e mundur kapja e tij në Kukës.