Një banues në Vlorë është vënë në prangat e policisë lokale në akuzën e “vjedhjes”. Ai akuzohet se ka grabitur shumën prej 53 mijë lekësh nga një farmaci në lagjen “28 Nëntori”.
Detaje të Policisë së Vlorës:
Policia arreston për “Vjedhje”, shtetasin: – Elidon Ferati, 34 vjeç, banues në Vlorë. Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij në lagjen “Lirimi” Vlorë, për arsye se: Më datë 29.01.2017, në lagjen “28 Nëntori” dyshohet se ky shtetas ka vjedhur një sasi parash prej 53.000 lekë të rinj, në një farmaci në pronësi të shtetasit L.M., 67 vjeç, banues në Vlorë.
(XH.A/SHUPLAKA)