I arrestuari është shtetasi Markos Berberaj, 24 vjeç.
“Komisariati i Policisë Fier, pas kallëzimit nga një shtetase, se i kishin vjedhur automjetin që kishte në përdorim, kanë kyer hetimet me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e këtij rasti. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “The Robber”, u ndalua shtetasi:
M. B., 24 vjeç, banues në Fier.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi M. B., gjatë një jave, ka vjedhur 1 automjet, të cilin e ka shitur në fshatin Barbullinjë, ndërsa automjetin tjetër e ka marrë me qira në Fier, me qëllimin për ta shitur në Sarandë.
Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të këtij shtetasi, në momentin që do shiste automjetin, në një servis në Sarandë, dhe më pas arrestimin e tij”, njoftoi Policia.