09:31 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Vodhi edhe bashkëshorten e ish-zyrtarit të policisë, flet hajdutja seriale

17:04 | 11/06/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Vodhi edhe bashkëshorten e ish-zyrtarit të policisë, flet hajdutja seriale

 

Vuajtja e dënimit me burg për akuzën e “vjedhjes” nuk ka dhënë asnjë lloj efekti rehabilitues te një 42-vjeçare, e njohur  si hajdute seriale.

6 ditë pasi ka dalë nga qelitë e burgut, shtetasja Rosalinda Konomi është kthyer sërish aty, po si e dyshuar për kryerjen e një vjedhjeje.

Ajo i ka qëndruar “besnike” skemës së saj të zakonshme sa i përket mekanizmit të kryerjes së veprës penale, por edhe shënjestrave të saj.

42-vjeçarja që ndryshon shpesh vendbanimet e saj nëpër kryeqytet ka vjedhur çantën e një klienteje të një dyqani rrobash për fëmijë në kryeqytet, ku ndodheshin 4500 lekë.

Konomi u paraqit dje në Gjykatën e Tiranës, ku u përball me kërkesën e prokurorisë për caktimin ndaj saj të masës së sigurisë “arrest në burg”. Me gjithë qëndrimin mohues të së dyshuarës, gjyqtarja e gatshme Marjana Dedi vendosi dje miratimin e kësaj kërkese, shkruan Panorama.

 

Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluara me dyer të mbyllura, Konomi  është përpjekur të shfajësohet, duke kundërshtuar pretendimet e prokurorisë. Para trupit gjykues ajo ka pretenduar se çantën dhe paratë që ndodheshin në të i ka gjetur në trotuar dhe se nuk e kishte vjedhur atë.

Rosalinda Konomi është përsëritëse në veprën penale për të cilën akuzohet.

Një javë më parë ajo përfundoi një dënim me 2 vjet e 6 muaj heqje lirie caktuar ndaj saj përmes një vendimi të Gjykatës së Tiranës, në qershor të vitit 2016.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ajo përfitoi uljen e një të tretës dhe përfundimisht u dënua me 1 vit e 8 muaj burg. Ajo u gjykua si autore e të paktën nëntë rasteve të vjedhjes së çantave dhe portofolave të grave të tjera. Në një nga këto raste “preja” e saj ishte edhe bashkëshortja e një zyrtari të lartë të Policisë së Shtetit.

Ajo ruante momentin kur pronaret e çantave, klientet të tjera në dyqan, futeshin në dhoma provash. Në këtë moment ajo merrte çantat ku ndodheshin telefona e portofola dhe largohej me shpejtësi. Prokuroria dokumentoi nëntë episode të kryera gjatë shkurtit 2016, të ndodhura kryesisht në rrugën “Mine Peza”, në rrugën “Reshit Petrela”, “Ded Gjo Luli” dhe te “Tregu çam”.

Në shkurt 2016 vodhi bashkëshorten e ish-zyrtarit të Policisë Ardian Çipa. (M.D/Shuplaka)

 

Etiketa: ardian cipa
Pas

“Nuk i duam në prehër, na jepni timonin”, Rama vazhdon sulmin ndaj LSI

Para

Grushte e shqelma mes vajzave në Tiranë, ndërhyn policia

Para
Grushte e shqelma mes vajzave në Tiranë, ndërhyn policia

Grushte e shqelma mes vajzave në Tiranë, ndërhyn policia

Discussion about this post

 



Të Fundit

EMRI/ Arrestohet i dënuari me 11 vite burg për vrasje, kush është 43-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Trump dyfishon tarifat për çelikun dhe aluminin në 50%

Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Shijak

Negociata të reja në Turqi për luftën në Ukrainë? Moska pritet të nisë delegacion

Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit gjatë fundjavës

Vijon maratona/ Sot seancë plenare, tentohet për herë të 24-t konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.