21:44 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Vodhi karburantin e ushtrisë, shoferi tenton t’i bëjë “gropën” edhe magazinierit, u dënua me 10 muaj burg

07:50 | 05/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vodhi karburantin e ushtrisë, shoferi tenton t’i bëjë “gropën” edhe magazinierit, u dënua me 10 muaj burg

Një efektiv i ushtrisë është dënuar me 10 muaj burg  pasi akuzohet se ka vjedhur materiale nga magazinat e Forcave të Armatosura.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E.H. i cili është akuzuar nga Prokuroria e Tiranës.  Sipas “Panorama: prokuroria  më datë 13 mars 2017 ka regjistruar procedimin penal ushtarak nr.1 për veprat penale të “vjedhjes” dhe “deklarimit të rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore”.

HETIMI:

Sipas hetimit, nga aktet e ndodhura në fashikullin e gjykimit rezulton e provuar se në datën 30 janar 2017, rreth orës 14:00, Policia Ushtarake ka bllokuar në Repartin Ushtarak 1040 automjetin civil të të pandehurit. Ky automjet është në pronësinë e nëntetarit me iniciale E.H., me detyrë shofer i këtij reparti ushtarak. Nga kontrolli rezultoi se në bagazhin e këtij automjeti ishin shtatë bidonë, gjashtë prej të cilëve me naftë dhe njëri me vaj lubrifikant.

Pas kësaj ngjarjeje, është marrë në pyetje nëntetari, i pandehur, i cili ka pranuar se ka marrë naftë nga sasia me të cilën duhej të furnizoheshin automjetet në përdorim të tij dhe në pronësi të shtetit dhe pjesë-pjesë e ka nxjerrë jashtë, duke përdorur automjetet shtetërore. Ai fillimisht furnizonte automjetet e shtetit dhe një pjesë e hidhte në bidon jashtë automjetit. Më pas automjetin e përdorte për të nxjerrë këta bidonë jashtë territorit të repartit. 

Në lidhje me ngjarjen, janë pyetur magazinierët dhe mbikëqyrësit e portës së repartit, por ata nuk kanë pranuar që të kenë bashkëpunuar me të akuzuarin nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, nuk kanë arritur të evidentojnë paligjshmërinë gjatë daljes jashtë të automjeteve. Gjatë procesit të pyetjes së nëntetarit, si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, por jo si person nën hetim, ky shtetas ka cituar si bashkëpunëtor në ngjarje magazinierin e repartit.

Për të verifikuar këtë fakt, më datë 13.03.2017, nga ana e Prokurorisë është kryer ballafaqimi midis personit ndaj të cilit zhvillohen hetime dhe magazinierit lidhur me mospërputhjet në thëniet midis tyre për rrethana apo fakte të caktuara, që ishin objekt i hetimit. Gjatë marrjes në pyetje, nëntetari mohoi që magazinieri të ketë dijeni për rrethanat e ngjarjes, duke sqaruar se magazinieri nuk ka lidhje fare me atë që ka bërë ai.

Nëntetari ka thënë se nuk e di pse e ka thënë emrin e magazinierit, por kjo ka ndodhur pasi ka qenë shumë i shqetësuar. Në këto kushte, të pandehurit i është komunikuar edhe akuza e kryerjes së veprës penale të “deklarimit të rremë para OPGJ-së”. Për ngjarjen e ndodhur më lart, ushtaraku është dënuar me 10 muaj burg, por më pas ky dënim është konvertuar në 200 orë punë me interes publik.

 (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: magazinierinaftashoferiUshtria
Pas

“Të bëhesh një njeri i mirë dhe një burrë i madh”, si e uroi Lori Hoxha vëllain e vogël (FOTO)

Para

Vijon telenovela, ç’thonë mediat italiane për teknikun e ri të Kombëtares Shqiptare

Para
Vijon telenovela, ç’thonë mediat italiane për teknikun e ri të Kombëtares Shqiptare

Vijon telenovela, ç'thonë mediat italiane për teknikun e ri të Kombëtares Shqiptare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia me marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

Sulmi në Kolorado gjatë protestës në mbështetje të Izraelit, Trump: Rezultat i kufijve të hapur të Biden, radikalët e paligjshëm do të depërtohen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.