Është arrestuar së fundmi një 20-vjeçar, i dyshuar për vjedhjen me thyerje të pesë banesave dhe lokaleve në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, katër prej të cilave vetëm brenda muajit Janar.
Policia ka arrestuar shtetasin Feruz Korra 20 vjeç, banues në Durrës. Ndalimi i tij është kryer pas zbardhjen dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes.
Detaje të Policisë së Durrësit:
Policia e Durrësit zbardh dhe dokumenton vjedhjet me thyerje të 5 banesave dhe lokaleve.
Ndalohet autori, me preçedentë penalë të mëparshëm.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijimësi të punës së tyre për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, pas veprimeve hetimore intensive kanë bërë të mundur zbardhjen e 5 vjedhjeve me thyerje të banesave dhe lokaleve në qytetin e Durrësit.
Është ndaluar autori i dyshuar, konkretisht shtetasi:
- Feruz Korra 20 vjeç, banues në Durrës.
Ndalimi i tij u bë pasi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë zbardhur dhe dokumentuar vjedhjet me thyerje të banesave dhe lokaleve të dyshuara të kryera nga shtetasi I mësipërm, përgjatë një muaji konkretisht:
- Më datë 27.12.2016, në lagjen Nr.1, Durrës ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H.L. 54 vjeç, ku ka marrë oriendi shtëpiake.
- Më datë 06.01.2017, në lagjen Nr.4 ka vjedhur me thyerje lokalin e shtetases R.S. 40 vjeçe, ku ka marrë një sasi parash.
- Më datë 07.01.2017, në lagjen Nr.1 ka vjedhur lokalin e shtetasit E.B. 42 vjeç.
- Më datë 10.01.2017, në lagjen Nr.10 ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit K.D. 33 vjeç, ku ka marrë disa vegla pune.
- Më datë 23.01.2017, në lagjen Nr.11, mbrapa Pallatit të Kulturës ka vjedhur kabull elektrik dhe matës energjie elektrike.
I ndaluari është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja” parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)