Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës për shkak se ka vjedhur me thyerje Kishën Françeskane, si dhe ka dëmtuar disa objekte të kultit fetar.
Nga strukturat e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” kapet dhe arrestohet në flagrancë shtetasi:
Kristjan Arra 26 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Shkodër, i denuar dhe më parë për “Vjedhje”
Arrestimi i tij u bë pasi në Kishën Françeskane, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, ka vjedhur një sasi lekësh, si dhe ka dëmtuar disa objekte të kultit fetar me vlerë të kësaj Kishe.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Vjedhje” dhe “Shkatërrimi i veprave kulturore”, parashikuar nga nenet 134 dhe 160 të Kodit Penal.
(E.K/FAXWEB.AL)