Policia e Durrësit ka arrestuar një person, pasi dyshohet për disa vjedhje në lokale të ndryshme të qytetit bregdetar.
“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera pas kallëzimeve të pronarëve të disa lokaleve, për vjedhje në subjektet e tyre, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh kanë vënë në pranga shtetasin A. D., 22 vjeç, banues në Durrës”, njofton policia.