Këngëtarja Vesa Luma dhe reperi Big Basta festojnë ditën e sotme datëlindjen e parë të vogëlushit të tyre Lian, i cili mbush sot 1-vjeç.
Për këtë ditë të veçantë në jetën e prindërve të tij dhe mamit konkretisht, ka shkruar vetë ajo, me fjalët më të ndjera për dashurinë sublime ndaj të birit. Vesa Luma shprehet se nuk ka përjetuar lumturi më të madhe në jetën e saj dhe falënderon të voglin që i bëri prindërit e tij të kuptojnë se ç’ka realisht është jeta.
Në videon që ajo ka ndarë me ndjekësit përfshihen mjaft momente të Lianit me prindërit e tij, nga lindja e deri më sot, kur ai po rritet e tashmë është 1 vjeç.
“Jeta ime, Liani im sot mbushi nje vite!Para se te vije ti engjulli jone ne jete, nuk kisha menduar ndonjehere se sa te parendesishme mund te me duken shume gjera tjera para teje… Dashuria e madhe dhe e sinqerte per te pas TY ne jeten tone, reflekton ne bukurine e buzeqeshjen tende! Nuk kam perjetuar lumturi me te madhe se te jem cdo sekond te vitit me ty! Nuk me besohet se qysh tani ke marre zemren e aq shume dashamiresve qe mezi presin te te takojne perqafojne apo te bejne fotografi me ty Faleminderit Zot qe na shperbleve dashurine tone me kete Mrekulli! Falemderit Lian, qe mua dhe babin tend na bere te kuptojme se cka realisht qenka JETA. Te duam deri ne frymen e fundit!”, shkruan këngëtarja.
(XH.A/SHUPLAKA)