Imazhi i Omran Danqeesh, i ulur në tavolinë dhe me fytyrën plot gjak, theu zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën.
Omrah u shndërrua në symbol të vuajtjeve të fëmijëve në Siri. Pamja e tij tregoi më se sa shumë vuajnë fëmijët në Siri nga regjimi brutal i Bashar al-Assad-it.
Megjithatë, në fotografitë e reja ai shfaqet krejt tjetër, duket se për të vuajtjet kanë marrë fund,ai shfaqet i lumtur pranë familjes së tij.
Në gusht të vitit të kaluar, Omran dukej i hutuar derisa po e fusnin në pjesën e pasme të autoambulancës, pasi e kishin nxjerrë të gjallë në rrënojat e shtëpisë së tij të bombarduar nga sulmet ajrore në Aleppo.
Gjatë bombardimeve të shtëpisë së tij Omrah kishte humbur vëllain e tij të madh, Ali-10 vjeç.(B.H/Shuplaka)
Discussion about this post