Vogëlushja e Inva Mulës, Nina, ka festuar datëlindjen e saj ditën e djeshme. Gjatë aktiviteteve ku nuk munguan dhuratat, ajo i ka surprizuar të ftuarit në festën e organizuar.
Ajo ka marrë mikrofonin dhe ka kënduar “Xhamadan vija-vija”. Këto momente të veçanta i ka ndarë mikesha e Inva Mulës, në foton e siguruar nga Blitz.al.
Duket se Ninës i pëlqen muzika dhe mundet që të trashëgojë talentin e të ëmës, sopranos së njohur shqiptare.
(XH.A/SHUPLAKA)