Pas publikimit të prindërve të vajzës së abuzuar seksualisht në Kavajë, përmes një video nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, ka pasur reagime të ashpra nga opozita.
Sipas opozitës shteti po cënon privatësinë e një familje duke i bërë për së dyti viktima, madje deputetja Albana Vokshi i vendosi ultimatum kryeministrit Edi Rama të hiqte videon brenda një ore, përndryshe AKEP duhet të bllokojë faqen e Facebook-t të tij.
Por në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama është kundërpërgjigjur duke sulmuar opozitën dhe median se njerëzit sipas tij kanë me shumë besim tek “ERTV” sesa tek opozita dhe media.
“Po tani çfarë keni që lehni apo ju’a kemi fajin ne pse njerëzit besojnë tek ne e jo tek ju, hiena të politikës e të medias? Po mos të ishin vrasësit, përdhunuesit, grabitësit,krimet e fatkeqësitê, ju s’do ekzistonit,se s’keni hiç tjetër për t’u dhënë njerëzve veç helmit e vrerit.”- shkruan Rama në Twitter.
(M.Q/Faxweb.al)