Grabitje në orët e para të mëngjesit në Paskuqan. Në periferi të Tiranës, dy persona, me sa dihet deri më tani, kanë planifikuar grabitjen e radhës duke hyrë në shtëpinë e personit me iniciale K.P për të marrë ç’të gjenin.
Ata kanë grabitur automjetin e tij tip ”Volkswagen”, 3 celularë dhe 320 mijë lekë të vjetra rreth orës 02:50.
Por pas denoncimit të pronarit dhe hetimeve të policisë, mjeti është gjetur i braktisur te diga e liqenit në zonë.
Nuk dihet pse e kanë braktisur grabitësit, nëse kanë menduar që nuk mund ta fshihnin dot, apo mjeti u ka shërbyer vetëm për transport.
Policia vazhdon hetimet për ngjarjen.