Pas akuzave dhe kundërakuzave në distancë mes kryeministrit Rama dhe kryetares së Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, sot ka pasur dhe një përballje nga afër mes të dyve. Bëhej fjalë për një aktivitet ku u fol për pastrimin e mjedisit dhe ishin të pranishëm dhe përfaqësues të pushtetit lokal.
Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, bëri një listim ankesash NË drejtim të qeverisë duke thënë se fondet e dhëna për Bashkitë nuk janë të mjaftueshme.
“Janë gjobitur krerët e bashkive për mungesën e vendgrumbullimit të mbeturinave. Shumë nga bashkitë nuk kanë vend të depozitojnë. Nuk mund të operojmë përmes gjobitjeve, bashkitë nuk mund ta bëjnë kështu. Mungojnë fondet për investime dhe operime në nivel kombëtar, duhen bërë me urgjencë”- tha ajo.
Sipas saj, Në ladfillet e pakta që kemi shkojnë vetëm një pjesë e mbetjeve. Nuk ka sensibilitet për të flokuar fonde. Shumë nga njësitë e qeverisjes vendore vazhdojnë të jenë të vogla dhe nuk mund të ofrojnë shërbim.
Po i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Ramës ku ka thënë se Bashkitë nuk ndahen të majta dhe të djathta.
“Ju e dini sa e dua unë Voltantën por këtu ne jemi të gjithë bashkë dhe me respekt për praninë e saj e nënvizova për të thënë që këtu s’ka parti dhe majtas djathtas dhe s’ka lojë me plehra, boll bëhet në parlament loja kujt t’i hedhim balte, këtu nuk ka lojë kujt t’ja lëmë plehrat në derë se janë në mes të shtëpisë sonë të përbashket, është detyra jonë që ne të heqim plehrat. Shqiptarët edhe në shtëpitë më të varfra nuk janë pisanjosë”, tha Rama.
(E.K/Faxweb)
Discussion about this post