07:39 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Voltana Ademi përballë Mustafa Nanos: Shpresoj që përmbytjet të mos jenë të qëllimshme

08:30 | 28/03/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Voltana Ademi përballë Mustafa Nanos: Shpresoj që përmbytjet të mos jenë të qëllimshme

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka folur rreth përmbytjeve në qytetin që ajo drejton, në emisionin ‘’Provokacija”.

Sipas saj, ka një mungese vëmendjeje, për të cilën shpreson mos të jetë e qëllimshme, për situatën e krijuar në zonat e përmbytura në Shkodër.

“Ajo që kanë njerëzit atje është një revoltë jo vetëm për shkak të situatës, por edhe të një mungese vëmendjeje. Unë dua të shpresoj jo të qëllimshme”, u shpreh Ademi.

“Fakti që nuk ka një vëmendje dhe asistencë të duhur përkundrejt asaj situate emergjence është e çuditshme, është e rrallë, është e rëndë, është e paimagjinueshme. Nuk e di! Unë nuk di t’i vë një fjalë tjetër, por unë jam bërë kaq dhe nuk kisha parë”, theksoi kryebashkiakja e Shkodrës.

E pyetur nga Mustafa Nano, se pse Ademi shpreson të mos jetë e qëllimshme, ajo shprehet se nuk ka asnjë arsye tjetër që qeveria mos ta shpallë emergjencën civile në Shkodër.

Sipas saj, shpallja e emergjencës do të mobilizonte fonde shtesë për të përballuar situatën dhe që ta normalizonte atë.

Mustafa Nano: “Ku është diferenca sepse kjo që thoni ju është e fortë? Ju thoni që shpresoj që nuk është e qëllimshme. Domethënë ju lini të nënkuptohet që mund të jetë e qëllimshme? Si? Pse”?

Voltana Ademi: “Zoti Nano atëherë më thoni, cila është arsyeja se pse qeveria nuk shpall emergjencën civile në Shkodër, në zonat e përmbytura, se unë nuk arrij ta kuptoj”.

Mustafa Nano: “Emergjenca civile çfarë shton nëse shpallet”?

Voltana Ademi: “Çfarë shton do të thotë të mobilizosh financa shtetërore, e para për t’u përballur në mënyrë të shpejtë në kohë dhe për t’u gjendur afër. E dyta për të rikuperuar situatën e rëndë mjedisore, të rrënimit të ekonomise, të dëmshpërblimit, të rivendosjes të të gjithë infrastrukturës private dhe publike për të kthyer jetën normale. Fakti që kjo emergjencë nuk shpallet tregon që shteti nuk ka, qeveria në këtë rast, kryeministri i pari, ministri përkatës të dytët, nuk kanë vullnetin, përgjegjësinë, nuk e ndiejnë për t’iu përgjigj një situate të tillë”.

(E.K/FAXWEB)

 

Etiketa: permbytjetShkoderVoltana Ademi
Pas

Arrestimi i Gjuriçit, kujt i tha Mogherini në Beograd se ngjarje si ajo nuk duhet të përsëriten më?

Para

“Kjo ishte prerje në besë”, Zuckerberg kërkon publikisht falje, por nuk mjafton: Ju premtoj…

Para
“Kjo ishte prerje në besë”, Zuckerberg kërkon publikisht falje, por nuk mjafton: Ju premtoj…

“Kjo ishte prerje në besë”, Zuckerberg kërkon publikisht falje, por nuk mjafton: Ju premtoj...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rënie e bizneseve të vogla në 8 qarqe, shkak migrimi dhe tkurrja e popullsisë

Drejtori i CIA-s: Infrastruktura bërthamore e Iranit është goditur rëndë

Irani paralajmëron vazhdim të aktiviteteve kundër Izraelit pavarësisht armëpushimit

Meloni dhe Macron me mesazh për Trump: Lufta tregtare mes aleatëve nuk ka kuptim

“Donin të ndryshonin pushtetin me dhunë”, Serbia arreston 3 persona

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

17 të vrarë nga sulme të koordinuara në tre baza ushtarake në Nigerinë veriore

Parashikimi i motit 26 Qershor 2025

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.