Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka organizuar një takim me grupet e interesit dhe sipërmarrës të njohur të zonës mbi debatin publik të planit zhvillimor të qytetit të Shkodrës. Mbledhja është mbajtur në ambientet e Bashkisë, pikërisht aty ku zhvillohen takimet e Këshillit Bashkiak.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, sipërmarrësit ndihen të frikésuar nga plani zhvillimor pasi sipas tyre pronat rrézikohen të merren nga investirorë të dyshímtë, madje këtë problem e kanë shprehur edhe me përfaqësuesit e Ministrisë së Turizmit.
“Pronën tonë nuk do ta marrin deputetët dhe máfiozët. Projektet me porosi máfioze nuk kanë vend në plazhin e Rrjollit”. Kjo është deklarata e një prej pronarëve në zonën turistike të bregdetit të Velipojës. Sipërmarrësit kanë kóntestime për planin zhvillimor të projektuar nga Ministria e Turizmit në këtë zonë.
Gjithashtu kanë ritheksuar se i druhen vendimeve të dyshímta, ndërkohë që përfaqësuesit e Ministrisë janë shprehur se projekti është i pastër dhe kryehet për të mirën e zhvillimit të turizmit.
E pranishme në takim ka qenë edhe kryetarja e Bashkisw sw Shkodrës Voltana Ademi, e cila ka dëgjuar problematikat dhe pikat e planit që kundërshtohen nga sipërmarrësit shkodran.