Maks Haxhia, avokati i dy ish-deputetëve të PS-së Arben Çuko dhe Arben Ndoka, të arrestuar gjatë operacionit “Volvo 4”, thotë se prokuroria duhet të thellojë hetimet dhe duhet të përcaktojë nëse kemi të bëjmë me vepër penale apo jo, raporton ‘Fax News’.
Haxhia ka folur në seancën tek Krimet e Rënda, ku ka theksuar se masa ektreme për Arben Çukon është e pajustifikueshme dhe duhet të ndryshohet pasi për Arben Çukon nuk ka asnjë provë fakt se mund të prishë provat e hetimit.
“Aty ka pislliqe, që ka një proces që fshihet një veprimtari kriminale, gjë të cilën prokuroria mund të vazhdojë hetimet, mund të thellonte hetimet, të mblidhte provat dhe të ndante a kemi të bëjm ëme vepër penale apo jo. Të siguronte provën 3 mijë euro”, ka thënë ai.
Kërkimi i një mase ektreme, që të pretendosh se një ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve është person i rrezikshëm apo ka të dhënë që do ti shmanget hetimit, apo ka autoritetin për të prishur prova është një nonsens bazuar në këto të dhëna nga dosja. Kërkoj ndryshimin e këtij vendimi
Ai do të sqarojë pozicionin e tij, kjo akuzë që i është bërë, që është tepër e rëndë, tepër fyese, që nuk guxoj të them se është e manipuluar, por është papërgjegjshmëri totale”, tha ndër të tjera Haxhia.
Sa i përket çështjes së Arben Ndokës, Haxhia është shprehur se nuk ka asnjë provë në asnjë rrethanë të vetme që të vërtetojë implikimin e e ish-deputetit të PS-së, Ndoka.
“Në të gjithë materialin që ndodhet sot në gjykim nuk ka asnjë element implikimi, të të gjitha rrethanave direkt, indirekt, të një prove të vetme, qoftë edhe bisede telefonike, të vetme, që Arben Ndoka të ketë implikuar veteveten, akuzat janë shumë të rënda, akuzohet për këto vepra kur ai ska asnjë detyrë apo funksion duke uke filluar nga grupi i strukturuar kriminal, falsifikim, është qesharake se zoti Ndoka akuzohet për jkëto vepra penale kur ai s’ka asnjë funksion për të prodhuar dokumenta të falsifikuar apo vula”, ka thënë Haxhia ndër të tjera avokati.
Edhe për Ndokën ai thotë se duhet të ndryshohet masa e sigurisë pasi nuk ka asnjë argument juridik që e justifikon”.
Ish-Drejtori i Burgjeve, Arben Çuko, dyshohet se ka marrë një makinë luksoze si ryshfet për transferimin e një të dënuari si vrasës me pagesë në një burg të sigurisë së zakonshme. Ndërkohë ish-deputeti, Arben Ndoka, dyshohet si është implikuar në tjetërsimin e pronave tek “Rana e hedhun” në Lezhë.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post