Partia Demokratike e ka akuzuar kryebashkiakun e Durrësit si të lidhur me grupet kriminale dhe se në Prokurori ka përgjime si dhe dosje hetimore për të.
Por Prokuroria e Përgjithshme ka mohuar të këtë një urdhër-arresti të lëshuar ndaj kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.Pyetjes së “Klan”, Akuza iu përgjigj se ndaj Dakos nuk ka asnjë masë të kërkuar nga ky organ.
Ndërsa pyetjes nëse Vangush Dako rezulton të jetë pjesë e kësaj dosje apo ndonjë dosje tjetër hetimore, prokuroria nuk iu përgjigj, duke sqaruar se nuk kishin komente për këtë.
“Dako figuron prej dy vitesh si nga personat kyç të bashkëpunimit me Avdyulajt, ku në mbështetje për të siguruar votat, iu ofronte atyre favore në punësime. Qëndrimi i opozitës është i qartë dhe unik. Nuk mund të pranojmë me që qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtare t’u hidhet hi syve.
Sepse janë arrestuar disa peshq të vegjël. Ky aksion është për të larguar vëmendje ndaj peshqve të mëdhenj, peshk i madh është Vangjush Dako. Pyetja është se kush nuk lejon arrestimin e Dakos? Sa para po shpenzohen për ta mbrojtura atë? Po jepen miliona për të hequr fletë-arrestet”, kishte deklaruar Basha. (B.H/Faxweb)