18:47 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Von Cramon: Dënoj dhunën në veri, duhet frenim nga të dyja palët

19:59 | 27/05/2023
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Von Cramon: Dënoj dhunën në veri, duhet frenim nga të dyja palët

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është duke qëndruar në Kosovë, ku pritet të takohet më liderët shtetërorë, me përfaqësues të KFOR-it, EULEX-it dhe me serbët e Kosovë në Mitrovicë.

Von Cramon, gjithashtu, nga Kosova ka dënuar “dhunën dhe veprimet në veri”, duke kërkuar që të gjitha palët duhet të përmbahen dhe të zbatohen menjëherë të gjitha marrëveshje e ariut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kam filluar vizitën në Kosovë me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe me mediat për të marrë më tepër informata për situatën e djeshme në veri dhe zhvillimet aktuale, para se të takohem me zyrtarët qeveritarë, me KFOR-in, EULEX-in dhe serbët e Kosovës në Mitrovicë”.

“I dënoj dhunën dhe veprimet në veri. Duhet frenim nga dyja palët dhe përkushtim i plotë ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja, si dhe zbatim i menjëherë i marrëveshjeve të arritura. Përkrahje e plotë për Miroslav Lajçak në angazhimin e tij”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

Ndryshe, situata në veriun e Kosovës duket e qetë të shtunën, një ditë pasi grupe qytetarësh serb u përplasën me policinë e cila po ndihmonte kryetarët e rinj të tre komunave të banuara me shumicë serbe në veriun e vendit, për të hyrë në zyrat e tyre.

Policia hodhi gaz lotsjellës të premten në hyrje të komunës së Zveçanit për të shpërndarë grupet e serbëve lokalë që hodhën gurë e shashka mbi pjesëtarët e policisë, ndërsa i vuri flakën të paktën një makine. Policia tha se pesë pjesëtarë të saj pësuan lëndime, ndërsa katër makina u dëmtuan gjatë përleshjeve.

Po ashtu pati dëmtim makinash të Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.

Rreth 10 persona kërkuan ndihmë mjekësore në një spital lokal duke u ankuar për lëndime të lehta dhe ndikimin e gazit lotsjellës.

Pas

(VIDEO) Në gjunjë me duart pas kokës, momenti kur ushtari rus u dorëzohet ukrainasve

Para

Prishet miqësia? Nuk është takuar me Luizin e Kiarën, Efi tregon arsyen

Para
Prishet miqësia? Nuk është takuar me Luizin e Kiarën, Efi tregon arsyen

Prishet miqësia? Nuk është takuar me Luizin e Kiarën, Efi tregon arsyen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

Fillon shpërndarja e bazës materiale në KZAZ nr. 52 në Gramsh

Lushnje–Divjakë, gati për zgjedhjet/ Nisin shpërndarjet e materialeve zgjedhore në të tre KZAZ-të

Masivi i dheut zë poshtë dy punëtorët në Gramsh

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, përplasen tre kamionë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.