Presidetja e KE-së, Urusla von der Leyen, ka shmangur komentet lidhur me arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta. Ajo u pyet në konferencën për mediat se çfarë mendonte për arrestimin e ish-Presidentit të Republikë
Ajo tha se me Shqipërinë punojmë për reforma, mbështesim reformën në drejtësi, por nuk bëjmë komente lidhur me çështjes gjyqësore.
Gjatë kësaj konference edhe kryeministri u pyet lidhur me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.
Kryeministri nënvizoi se këto janë çështje që i përkasin drejtësisë dhe për këtë duhet të flasë drejtësia
“Ju e dini përgjigjen, në këtë rast jo thjesht për faktin që unë asnjëherë nuk bëj komente të politikës së brendshme në gjuhë të huaj apo në prani të miqve të huaj, por në faktin që ne e kemi nisur reformën ne drejtësi, as unë dhe as forca politike që unë udhëheq nuk komentojmë për çështje që i takon drejtësisë.
Kur ndodh që çështjet të mbyllem, mbase në ndonjë rast ja vlen ndonjë koment sidomos kur vihet drejtësia për fenomene katastrofike për shoqërinë siç është shpifja. Rasti konkret i takon vetëm drejtësisë”-ishte përgjigja e Ramës.