09:22 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Von der Leyen për sulmin e SHBA: Irani të angazhohet në një zgjidhje diplomatike! Tryeza e negociatave, e vetmja zgjidhje

13:38 | 22/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Von der Leyen për sulmin e SHBA: Irani të angazhohet në një zgjidhje diplomatike! Tryeza e negociatave, e vetmja zgjidhje

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar përmes një postimi në platformën X (pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj centraleve bërthamore të Iranit, duke theksuar rëndësinë e diplomacisë dhe respektimit të të drejtës ndërkombëtare.

Në reagimin e saj, von der Leyen tha se “Irani nuk duhet ta ketë kurrë bombën bërthamore”, duke theksuar se stabiliteti rajonal dhe global duhet të jetë prioritet, sidomos në një moment ku tensionet në Lindjen e Mesme kanë arritur kulmin.

“Irani nuk duhet të ketë kurrë bombën bërthamore. Me tensionet në Lindjen e Mesme në një kulm të ri, stabiliteti duhet të jetë përparësi, ashtu si respekti për të drejtën ndërkombëtare është thelbësor.”
Presidentja e Komisionit bëri thirrje për një zgjidhje diplomatike të besueshme, duke vënë theksin te rëndësia e dialogut në vend të përshkallëzimit ushtarak:

“Tani është momenti që Irani të angazhohet në një zgjidhje diplomatike të besueshme. Tavolina e negociatave është i vetmi vend për t’i dhënë fund kësaj krize”, shkruan ajo.

 

Ky reagim vjen në mes të një krize ndërkombëtare të përshkallëzuar, pasi avionët amerikanë goditën tri objektiva kryesore bërthamore në Iran, përfshirë impiantin e njohur Fordo, të vendosur në thellësi nëntokësore. Bashkimi Evropian ka shprehur më herët shqetësimin për përparimin e Iranit në pasurimin e uraniumit dhe ka bërë thirrje për rifillimin e negociatave bërthamore, të ndërprera që prej muajsh.

 

 

Capture

 

Pas

Rama prezanton 9 deputetët e Vlorës, shumica e kanë mandatin e parë

Para

Sulmet e SHBA-ve ndaj Iranit, reagon Papa Leone XIV: Diplomacia të bëjë që armët të heshtin, lufta lë plagë të thella

Para
Sulmet e SHBA-ve ndaj Iranit, reagon Papa Leone XIV: Diplomacia të bëjë që armët të heshtin, lufta lë plagë të thella

Sulmet e SHBA-ve ndaj Iranit, reagon Papa Leone XIV: Diplomacia të bëjë që armët të heshtin, lufta lë plagë të thella

 



Të Fundit

Trump sulmon mediat amerikane për raportimet mbi dëmet në centralet bërthamore të Iranit

Rama publikon foton familjare nga pritja mbretërore në samitin e NATO-s

Mbretëria e Bashkuar blen avionë luftarakë të aftë për transport armësh bërthamore

10 mijë trupa në gatishmëri për sigurinë e liderëve të NATO-s në Hagë

Sot tentativa e 37-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Tatimet nisin hetim për 33 milionë euro të padeklaruara nga influencues në rrjetet sociale

Rinumërimi në Tiranë vijon në ditën e 7-të, hapen 771 kuti votimi deri tani

Trump akuzon mediat amerikane për rrjedhjen e informacioneve sekrete

“Bombardoni Iranin”/Trump publikon foton e avionëve B2, “përbindëshat e qiellit”

Dita e dytë e samitit të NATO-s në Hagë: Mblidhet Këshilli i Aleancës me liderët e vendeve anëtare (Axhenda)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.