Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni kanë zhvilluar një takim ditën e sotme në Bruksel.
Sipas një deklarate nga qeveria italiane, diskutimi u fokusua në nevojën për të forcuar konkurrencën evropiane në nivel ndërkombëtar, perspektivat e sektorit të automobilave gjatë periudhës së tranzicionit mjedisor dhe shqetësimin e sektorit bujqësor, pas marrëveshjes së BE-së me Amerikën Latine.
Në të njëjtën kohë, në njoftim thuhet se peshë të veçantë i është kushtuar emigracionit, rezultateve të deritanishme dhe çfarë tjetër nevojitet për të ndarë mjete efektive, me synimin për të menaxhuar të gjithë fenomenin.
Giorgia Meloni dhe Ursula von der Leyen më në fund ranë dakord për bashkëpunim të mëtejshëm për të plotësuar Planin Italian Mattei për Afrikën dhe strategjinë Evropiane Global Gateway.