Deputetit lezhjan Eduart Ndocaj i është dashur të presë disa orë në aeroportin e Milanos, Malpensa, jo për shkak të problemeve në Itali, por për shkak të problemeve në aeroportin e Rinasit si pasojë e reshjeve të borës ditën e djeshme.
Me këtë rast, Ndocaj nuk kursen akuzat ndaj koncesionarit të Rinasit.
“Kam qe ne shtate te mengjesit ne Malpensa. Avioni me te cilin duhet te udhetoja une, duhet te nisej ne mengjes. Tani eshte ora thuajse 17.00 dhe akoma nuk jemi nisur. Bashke me qindra pasagjer te tjere jemi ne aeroport. Pak informacione jepen per nisjen tone. Ato pak informacione thone se shkak i voneses eshte mos pastrimi si duhet i pistes se uljes ne Rinas.
Aeroportin e Rinasit e administrojne gjermat. Ne shumicen e qyteteve te Gjermanise bie shume bore e aeroportet nuk bllokohen kurre se pastrimi i pistave eshte efikas. Ndersa Shqiperia ka vetem nje aeroport internacional dhe me 5 cm bore ai eshte ne black out. Turp!”, shkruan deputeti.
Reshjet e dëborës që mbuluan mbrëmjen e djeshme Tiranën dhe Durrësin shkaktuan probleme edhe në aeroportin e vetëm në vend, duke bërë që shumë fluturtime të anulohen. (A.R/SHUPLAKA)