Tragetet në drejtim nga Bari në Durrës janë vonuar për shkak të nisjes me disa orë vonesë nga Italia.
Nga ora 7 që duhet të kishin mbërritur në portin e Durrësit, dy prej 3 trageteve të nisura mbrëmë ende nuk kanë mbërrtiur në brigjet tona. Fluksi i pasagjerëve ka shkaktuar vonesa në përpunim.
7 tragete po lundrojnë çdo ditë nga Italia në Shqipëri dhe anasjelltas për të përballuar fluksin.
Mësohet nga aurotitetet italiane se tragetet janë nisur rreth orëve te mesnatës nga Italia.
Në portin e Barit për të përballuar fluksin mjetet parkohen përkohësisht në stadiumin e qytetit deri në nisjen e trageteve, pasi është më i vogël se yni në sipërfaqe dhe me qëllim shmangien e trafikut.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post