15:14 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vonesat e pagave për mësuesit dhe infermierët/ Ministria e Financave sqaron sërish problemin

18:37 | 06/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dokumenti/ Ministrja mohoi taksën mbi karburantet, ish-deputeti e nxjerr zbuluar: Ja ku është fakti

Mëngjesin e sotëm ka pasur raportime në rrjetet sociale se ka pasur vonesa në shlyerjen e pagave për punonjësit e sektorit publik.

Fillimisht u raportua se kishte vonesa në dhënien e pagave për mesuesit, dhe pas kësaj të njëjtën shqetësim ndanë dhe punonjësit e QSUT-së.

Në një komunikim për Fax News, Ministria e Financave deklaron se kjo vonesë vjen për shkak të ndryshimeve në udhëzimin e ri për siguracionet, që do të duhet të paguhet në të njëjtën ditë me pagat, nga institucionet e sektorit publik.

“Vonesa e shkaktuar pas udhëzimit të ri për siguracionet. Zyrat e financave po vonojnë procesin. Kanë kaluar paratë nga thesari i shtetit”, thanë burime nga Ministria e Financave.

Ndërkohë që Ministria e Financave dhe e Ekomomisë ka sqaruar më gjatë vonesën e pagave të punonjësve buxhetor.

“Lidhur me lajmet që kanë qarkulluar në media për sa i përket vonesave te pagave të punonjësve buxhetorë sqarojmë se :

Vonesat e pagesës së pagave të disa institucioneve nuk kanë ardhur si pasojë e mosfunksionimit të sistemit të Thesarit, por për shkak të mos paraqitjes së urdhër – shpenzimeve nga ana e disa institucioneve.

Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit është përgjegjëse për realizimin e pagesave në mënyrë të centralizuar, nëpërmjet sistemit informatik financiar të qeverisë. Për të zbatuar këtë detyrë DPTH aprovon shpenzimin në zbatim të kërkesave të kontrollit që burojnë nga aktet ligjore dhe nënligjore. Në zbatim të urdhrit të Ministrit, DPTH autorizon pagesën e pagave, vetëm nëse shoqërohet së bashku me deklaratën e pagesës së sigurimeve shoqërore.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë është angazhuar në terma konkretë, duke realizuar një ndryshim në Udhëzimin e Zbatimit të Buxhetit 2019, përmes së cilit specifikohet se pagesat e sigurimeve shoqërore të institucioneve buxhetore do të kryhen njëkohësisht me pagesën e borderosë, dhe jo pas 20 ditëve si në parashikimin e mëparshëm.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, po në bazë të këtij Udhëzimi, siguron zbatimin me rigorozitet të këtij rregulli të ri që prej muajit Tetor 2019.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë siguron qytetarët shqiptarë se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, brenda hapësirave që lejon ligji, që cështje të kësaj natyre të mos cënojnë në asnjë formë ecurinë e buxhetit të shtetit dhe qëndrueshmërinë e indikatorëve bazë të ekonomisë.”- njofton ministria.

Etiketa: reagon per fax news ministria e financavevonesat e pagave
Pas

“Asnjë Bashki përveç Shkodrës nuk ka kryetar”, Basha: Një grup sa një ekip kalçetoje mban peng vendin

Para

Arrestohen 9 të rinj shqiptarë në Greqi, ja për çfarë u ndaluan

Para
Athina në panik, alarm për bombë në zyrat e kanalit televiziv ANT1

Arrestohen 9 të rinj shqiptarë në Greqi, ja për çfarë u ndaluan

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bizneset dhe qytetarët morën 100 mld lekë kredi për një vit, rritje 13% në prill

Transportuan materialet zgjedhore, Ushtria i kërkon 33 milionë lekë KQZ-së

Rubio njofton heqjen e vizave për studentët kinezë në SHBA

Përplasja për emërimet në Kushtetuese, KED pezullon vakancën për vendin e Elsa Toskës: S’u plotësua numri prej 3 kandidaturash!

Zbulimi i ‘shtëpisë së barit’ në Fier, Prokuroria nis hetimet ndaj pronarit dhe specialistit teknik të OSHEE

E rëndë në Tiranë! Dyshohet se konsumoi fotoksinë, përfundon në spital 60-vjeçarja

Turizmi në Shkodër/Prefektja kërkon masa, bashkitë duan financime

Nënshkrimi i parë nën “epokën” Tare, Milani rikthen në stol trajnerin e njohur

Rama u shfaq krah mikut të tij në Gjermani, Berisha: Urimi i Elmar Brok për të është ironi

Rama në ceremoninë e akordimit të çmimit “Karli i Madh” për presidenten e KE, Ursula von der Leyen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.