Një burrë nga Meksika vrau me gjakftohtësi gruan e tij sepse ajo u vonua që të behëj gati për të darkuar jashtë qytetit, pasi po ushqente me gji fëmijën e saj 9 muajsh.
Gabriel Hernandez Reyes, 26 vjeç, qëlloi dy herë me plumba drejt Hortencia Balcanzar, 26 vjeç, nënën e katër fëmijëve të tij, shkruan Daily Mail.
Hortencia Balcanzar u rrëzua në dysheme së bashku me djalin e saj pasi u qëllua pa mëshirë nga bashkëshorti i saj. Fëmija nëntë muajsh dhe vëllai i tij katërvjeçar nuk u lënduan nga vrasja e tmerrshme.
Banorët që dëgjuan të shtëna njoftuan menjëherë autoritetet, por kur arritën në vendin e ngjarjes, Hortencia Balcanzar kishte ndërruar jetë.
(M.Q/Faxweb)