18:17 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

“Voskopi”/ Magazina me 195 kg drogë në Korçë, 4 në pranga e 3 nën hetim (Emrat)

09:35 | 25/10/2024
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Voskopi”/ Magazina me 195 kg drogë në Korçë, 4 në pranga e 3 nën hetim (Emrat)

Policia në Korçë njofton se ka vendosur në pranga disa persona, për magazinën e drogës të zbuluar në Korçë.

Në pranga në këtë operacion kanë rënë shtatë persona.Të arrestuarit janë Gentian Guri, Andon Demirshan, Anesti Burda, Redion Hamitaj.

“DVP Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Voskopi”.

Zbulohet një magazinë me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, ku thaheshin bimë narkotike dhe përgatitej lëndë narkotike për t’u shitur.

Kapen në flagrancë në ambientet e magazinës, 7 shtetas.  Arrestohen pronari i magazinës dhe bashkëpunëtori i tij.  Në pranga edhe 2 shtetas, si dhe në hetim 3 shtetase, për moskallëzim të krimit.  Shpallet në kërkim 1 shtetas, i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen 195 kg lëndë narkotike cannabis sativa (bimë në proces tharjeje), që u gjetën në ambientet e magazinës dhe pajisje që shërbenin për tharjen dhe përgatitjen e lëndës narkotike për shitje. Sekuestrohen edhe 1 armë zjarri pistoletë, një sasi kokaine, 1 leje drejtimi false, 7 celularë, 1 automjet, 1 pasaportë, 3 karta SIM dhe një shumë eurosh.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, gjatë kontrolleve intensive në territor dhe në ambiente të mbylluara, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë siguruar informacion për përshtatjen e një ambienti për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e lëndës narkotike për shitje. Shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Voskopi”, kanë ndërhyrë menjëherë në ambientet e magazinës në pronësi të shtetasit A. D., në fshatin Voskop, ku kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasit:

  1. D., 43 vjeç, banues në fshatin Voskop, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”;
  2. G., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”;
  3. B., 43 vjeç, banues në fshatin Bulgarec dhe R. H., 35 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu, në ambientet e magazinës, u kapën në flagrancë 3 shtetase për të cilat nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në vijim të hetimeve u identifikua si i përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe u shpall në kërkim shtetasi S. D., 38 vjeç, banues në fshatin Voskop. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën të kultivuara 2 bimë narkotike, si dhe sasi të vogla të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis.

Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Pas

Pamjet dramatike/ Njerëz me duart e zgjatura për bukë, çmimet në Gaza të pabesueshme, 1 kg sheqer 40 dollarë

Para

Gati për shitje/ Policia e Tiranës sekuestron dhjetëra doza kokainë, arrestohet 28-vjeçari. Ja zonat ku i shpërndante

Para
Gati për shitje/ Policia e Tiranës sekuestron dhjetëra doza kokainë, arrestohet 28-vjeçari. Ja zonat ku i shpërndante

Gati për shitje/ Policia e Tiranës sekuestron dhjetëra doza kokainë, arrestohet 28-vjeçari. Ja zonat ku i shpërndante

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Ta rikthejmë Rusinë në OKB”. I dërguari i Trump zbulon planin për luftën në Ukrainë

Aksident tragjik në Francë: Tre ukrainas të vrarë, reagon Zelensky

Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë

Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza

Nënë e bijë u gjetën të vdekura në një park të Romës, autori arrestohet në Greqi pas arratisjes. Fotoja e 46-vjeçarit me vajzën 6-muajshe para krimit

Irani pretendon se ka rrëzuar tre avionë bombardues izraelitë. Tel Avivi e mohon

Situatë kritike në Minneapolis, dy ligjvënës demokratë qëllohen me armë në shtëpitë e tyre

Rusia këmbëngul në zgjidhjen politike e diplomatike të programit bërthamor iranian

Beogradi: Kosova ka ndaluar tre pjesëtarë dhe një ish-polic të MPB-së serbe

Nis sonte muaji i çmendur i futbollit! Kupa e Botës së Klubeve me 1 miliard dollarë në lojë dhe surpriza të mëdha/ Gjithçka duhet të dini

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.