14:50 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vota e diasporës, Celibashi: KQZ është gati, kemi ndërtuar të gjithë strukturën administrative!

11:21 | 24/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vota e diasporës, Celibashi: KQZ është gati, kemi ndërtuar të gjithë strukturën administrative!

Në një kohë kur pritet që të miratohet në ditët në vijim një draft i përbashkët i dakordësuar midis opozitës dhe mazhorancës për votën e diasporës, kryekomsionieri i Ilirjan Celibashi tha se KQZ është përgatitur për votën e emigrantëve.

Gjatë raportimit në nënkomisionin për diasporën dhe migracionin, Celibashi tha se KQZ është e përgatitur për të ndërtuar infrastrukturën për aspektin teknik të këtij procesi. Celibashi po ashtu u bëri thirrje palëve politike që të angazhohen, pasi dhe koha në dispozicion është e pakët.

‘Ky është një proces shumë i vështirë. Kemi probleme për ata që votojnë brenda dhe aq më shumë për rastin e votuesve nga jashtë. Përbën prioritet absolut në fokusin e angazhimit tonë. Duhen edhe aktorë të tjerë, Kuvendi, partitë politike, organizata të shoqërisë civile, media. Do të duhet të angazhohen për një proces konkret dhe veprimtari konkrete. Kemi pak kohë në dispozicion. Të paktën votimin e atyre qytetarëve që kanë një lloj interesi për të votuar. Sa i përket procesit të regjistrimit dhe identifikimit do të duhet të presim se çfarë Kuvendi i Shqipërisë do të vendosë për këtë çështje.

Që pas vendimit të GJK dy kanë qenë aktet e veprimit të KQZ, e para ka të bëjë me ndërtimin e një struktura administrative brenda KQZ, e cila do të adresonte në momentin kur kuadri ligjor rregullator do të ishte gati, gjithë aspektin e votimit të diasporës.

E dyta të nxiste për aq sa e kishte të lejuar dhe të sillte në vëmendje të faktorit politik, organizatave të shoqërisë civile nevojën që procesi i votimit nga jashtë të merrte  atë adresim që do të duhet të merrte nga institucionet përkatëse. KQZ e ka ndërtuar strukturën administrative brenda tij që ka përgjegjësi të dedikuar për të gjitha aspektet e procesit të votimi nga jashtë.

E kemi të konsoliduar drejtorinë për votimin nga jashtë dhe e kemi të organizuar në mënyrë të tillë për t’iu përgjigjur të gjitha atyre elementëve teknikë të votimit nga jashtë, duke nisur nga regjistrimi, administrimi i votave dhe i nxjerrjes së rezultatit.

Do të duhet të presim zhvillimet e fundit nëse procesi i negociatave do të finalizohet me plotësimin e boshllëqeve ligjore, kështu do t’i hapet rruga veprimit të KQZ për ta përgatitur këtë proces.

Ofrojmë garancinë për sigurinë e procesit të votimit, numërimin e fletëve të votimit për nxjerrjen rezultatit politik. Meraqet që kanë partitë politike t’i adresojnë duke pasur zërin dhe veshin në këtë proces. Ne do të ofrojmë gjithë transparencën që duhet. Jo vetëm shkaqe po erdhe pretekste nuk do të kenë palët.

Koha është e pakët në dispozicion, por jemi përgatitur për të ndërtuar atë infrastrukturë për aspektin teknik të këtij procesi. Ky proces duhet të ketë të gjitha kontributet faktorit politik, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Gjithkush mund të mbajë qëndrimin që do. Kemi qëllim ti bëjmë si duhet dhe duhet të bëhen.’- tha Celibashi.

Etiketa: Ilirjan Celibashi
Pas

Vasili: KLSH po vihet nën sulm mafioz nga qeveria pse ka denoncuar vjedhjen e parave publike

Para

Alketa Peren arrin në SPAK, gazetarët e thumbojnë “Qenke bërë e bukur sot”

Para
Alketa Peren arrin në SPAK, gazetarët e thumbojnë “Qenke bërë e bukur sot”

Alketa Peren arrin në SPAK, gazetarët e thumbojnë “Qenke bërë e bukur sot”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Masivi i dheut zë poshtë dy punëtorët në Gramsh

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, përplasen tre kamionë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mesazh për punonjësit e Policisë dhe instruktazhi për ruajtjen e objekteve zgjedhore

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron subjektet politike: Respektoni heshtjen zgjedhore, mos adresoni asnjë mesazh, në asnjë formë!

Krimi zgjedhor/ Prokurorët e SPAK zbarkojnë në 12 qarqet e vendit, shoqërohen nga agjentët e BKH! Ja zonat më problematike

Shqiptari plagos oficerin e policisë me thikë në Greqi

Aksident i rëndë në Gramsh: Humb jetën 32-vjeçari, dyshohet për tjetër viktimë

Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa qarqe, 5 grupe të OSBE-ODIHR ‘mësyjnë’ në Vlorë

11 maji, shpërndahen materialet zgjedhore në Fier

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.