23:50 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vota e diasporës, Celibashi: Procesi jo në rrezik, problematika që duhet të adresohen

13:04 | 21/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vota e diasporës, Celibashi: Procesi jo në rrezik, problematika që duhet të adresohen

Kryekomsioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha sot se vota e diasporës nuk është në rrezik.

Në një konferencë për mediet, teksa u pyet nga gazetarët në lidhje me çështjen e afatit të regjistrimit të partive politike apo kandidatëve, gjë që mund të sjellë probleme për votën e diasporës, Celibashi tha se kjo duhet të vlerësohet me maturi dhe mënyrë profesionale nga partitë politike.

“Procesi i votimit nga jashtë nuk është në rrezik, zero. Nuk po shkon drejt dështimit. Dikush mund ta shohë ndryshe, por thënë nga ne, ky proces që sot flasim nuk është në rrezik. Ka problematika që duhet të adresohen, por që me siguri do të ketë një zgjidhje. Nëse do të duhet të paguajmë më shumë para, do të ketë zgjidhje, nëse duhet të ndryshohet Kodi Zgjedhor, do të jetë kjo zgjidhje. Duhet të ulemi me mënyrë profesionale dhe maturi”- tha Celibashi.

Duke iu referuar shqetësimit të operatorëve postarë për të dërguar dhe sjellë votën, Celibashi tha se duhen riparë afatet e regjistrimit të kandidatëve, partive politike, koalicioneve apo edhe kandidatëve.

“Të gjithë aktorët do të duhet të punojnë së bashku për të gjitha ato problematika. Ka disa çështje në fakt, ne si institucion bazuar në çfarë kemi zhvilluar konsultime me qëllim të realizmit të procesit të votimit nga jashtë, kemi dalë në përfundimin që ka disa aspekte të këtij procesi që nuk lidhen me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vetëm por dhe me aktorë të tjerë do të duhet ta konsiderojnë”, u shpreh ai.

“Informacioni që i kemi përcjellë partive politike dhe Kuvendit, mbi afatet që duhen për dërgimin e fletës së votimit dhe kthimin pas në KQZ, marrë këto afate sipas raportimeve të bëra nga operatorët postarë. Rezulton që mund të ketë një problematikë, ne e kemi sjellë në vëmendje. Do të preferoja më saktë, nuk dua të jap këshilla, por këtë çështje ta trajtojnë në mënyrë profesionale serioze dhe me maturi”, vijoi Celibashi.

“Sipas dispozitave aktuale të Kodit Zgjedhorë, procesi i regjistrimit të kandidatëve, parti politike, koalicion dhe kandidatë, përfundon normalisht 30 ditë para datës së zgjedhjeve. Mund të përfundojë edhe 42 ditë para datës së zgjedhjeve, sikurse është edhe dita e fundit, por teorikisht ekziston mundësia që ky proces të përfundojë 30 ditë para ditës së zgjedhjeve”, sqaroi ai.

“Me operatorët e shërbimit postar dhe nuk është konkluzion që e kemi nxjerrë ne është fakt, kanë thënë që ne normalisht do të duam të kemi 40 ditë në dispozicion, nuk është se ky ka qenë qëndrimi i një operatori, kanë qenë 3 operatore, emrat të njohur të shërbimit postar ndërkombëtarë. Të cilët kanë thënë s ene zakonisht këtë proces në vend të tjera e kryejmë në kufij të 60 ditëve mund të themi se 40 ditë janë normale dhe dikush prej tyre tha se rasti më i keq do të ishin 30 ditë, por nuk ofrohet garanci që shkon fleta e votimit dhe kthehet. Jam duke thënë atë që ekzaktësisht çfarë është prezantuar prej tyre në ketë konsultim të zhvilluar në KQZ”- tha Celibashi.

Celibashi nënvizoi se nga ana e KQZ-së, çdo gjë do të jetë e qartë, që nesër të mos ketë mundësinë askush ta drejtojë gishtin te KQZ.

Pas

U plagos me thikë pas sherrit në Qytet Studenti, zbardhet identiteti i të riut

Para

Deputeti i PD, Asllan Dogjani paraqitet në SPAK

Para
U paraqit në SPAK, flet deputeti Asllan Dogjani: Grabitje me pronën publike në mes të Tiranës, dosjen ia kam çuar ambasadorëve

Deputeti i PD, Asllan Dogjani paraqitet në SPAK

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.